Pas një pauze tridhjetë vjeçare, gjimnastet bullgare triumfuan sërish. Zhenina Trashlieva, Sofia Ivanova, Kamelia Petrova, Rachel Stojanov dhe Radina Tomova u bënë kampione në garën ekipore në Kampionatin e 40-të Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Valencia të Spanjës. Në vitin 1993, sërish në Spanjë, por në Alicante, majën botërore e pushtuan Maria Petrova, Julia Bajçeva dhe Branimira Markova, aktualisht kryetrajnere e kombëtares.
Sportistet tona individuale - Borjana Kalejn (me medalje argjendi për kombinimin me shkopinj dhe fjongo) dhe Stilijana Nikollova (me çmim bronzi në kombinimin me top), si dhe ansambli ynë grumbulluan gjithsej 330.150 pikë. Kështu ata lanë pas ekipet e Gjermanisë (326.350 pikë) dhe të Italisë (323.850 pikë). Kontribut në renditjen e skuadrës ka dhënë edhe debutuesja Eva Brezalieva, e cila luajti vetëm në kombinimin me fjongo.Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..