Në qytezën detare Sozopoll, një nga qendrat turistike të Bullgarisë e cila ndërthur të lashtën me modernen, nis edicioni i 39-të i "Apolonia". Festivalet e arteve, të cilat ndërthurin shfaqje të ndryshme letrare, muzikë, teatër, kinema dhe ekspozita, do të vazhdojnë deri më 5 shtator.
Hapja është sonte (20:30, më 28 gusht) me një gala koncert të Teatrit Muzikor "Stefan Makedonski" me muzikën madhështore të Lehar, Kalman dhe Johann Strauss - djalit. Për një javë, banorët dhe të ftuarit e Sozopolit do të mund të shikojnë ekspozita në Galerinë e Arteve në Qytetin e Vjetër, të shohin prodhime të teatrove të njohur të kryeqytetit, si Teatri Kombëtar "Ivan Vazov", Teatri "Sfumato", Teatri Satirik "Aleko Konstantinov”, si dhe shfaqje të tjera kulturore në skenë.
Ndër interpretuesit muzikorë janë edhe grupet e preferuara bullgare si "Fondacijata" (“Fondacioni”), rock grupet "Signal" dhe BTR, artistet e estradës Maria Ilieva, Mihaella Marinova, treshja e xhazit e Vasill Spasovit etj.
Klasat master për artistë dhe interpretues të rinj zënë një vend të rëndësishëm në mbrëmjet e artit. Udhëheqës i master-klasës së shkrimit kreativ do të jetë Georgi Gospodinov, kurse master-klasa për violinë do të udhëhiqet nga violinisti dhe mësuesi i muzikës Minço Minçev.
Adhuruesit e kinematografisë bullgare mund të shohin prodhime filmike dokumentare dhe artistike.
Programin e plotë të “Apolonia” 2023 mund ta shikoni në faqen zyrtare të festimeve.Në bibliotekën bashkiake “Sofja” në lagjen Skarbek të Brukselit ka një kënd të vogël Bullgaria. Ky është seksioni, i cili ofron një koleksion të çmuar të librave bullgarë. Bibliotekari Aaron Vilem ka një rol kyç në krijimin e seksionit bullgar në..
Nxënës bullgarë nga Bullgaria dhe SHBA-ja u nisën në gjurmët e bullgarëve amerikanë dhe për dy vite me radhë studiuan historinë e emigracionit bullgar në Amerikë. Ky proces u ndoq dhe u dokumentua në filmin dokumentar "Në gjurmët e bullgarëve amerikanë –..
Çdo vit më 18 maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Fillimi është vënë në vitin 1977 nga ICOM (International Council of Museums) – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve. Ideja fillimisht ishte të tregonte se “muzetë janë një mjet i rëndësishëm për..