Në prag të sezonit të ri politik - më 1 shtator, parlamenti rifillon punën - kryeministri Nikollaj Denkov tha se pret një mobilizim të deputetëve për miratimin e një sërë ligjesh të rëndësishme për vendin. Më urgjent është ligji që ka të bëjë me komisionin kundër korrupsionit, pasi ky është një kusht themelor në rrugën drejt Shengenit, theksoi Denkov për gazetarët. Në përgjigje të një pyetjeje për reformën në shërbimet e sigurisë, kryeministri u shpreh i bindur se ristrukturimi i tyre duhet të diskutohet në mënyrë që të mos lejohen pika të bardha në punën e tyre, siç ekzistojnë aktualisht. Lidhur me dëshirën e qeverisë për të zëvendësuar kryesekretarin e MPB-së dhe rezistencën e bërë nga presidenti, Denkov deklaroi se nëse presidenti nuk e nënshkruan dekretin për lirimin e kryesekretarit, e vetmja mundësi tjetër është ndryshimi i ligjit, që duhet bërë nga parlamenti.
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve. Vetëm metroja..
Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..
Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi..