Federata Bullgare "Sportet e Notit" mori një certifikatë zyrtare nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve Ujore (World Aquatics) për rekordin botëror në 400 metra stil i lirë për juniorë, të vendosur nga Petër Micin. Arritja e re më e mirë prej 3:44.31 minutash është nga data 9 korrik i këtij viti në Beograd (Serbi) në Kampionatin Evropian për të rinj dhe vajza. Në gusht, i riu fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Notit në moshën deri në 23 vjeç për burra dhe gra në Dublin (Republika e Irlandës) në të njëjtën disiplinë.
Ditën e premte, më 01.09, Micin niset për në Kampionatin Botëror për të rinj dhe vajza në Izrael, ku do të garojë në 200m, 400m dhe 800m stil i lirë, si dhe në 200m flutur.Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..