"Kujtesa e ruajtur e Bashkimit të vitit 1885 në muzetë, arkivat, bibliotekat dhe koleksionet private bullgare" është një ekspozitë që Muzeu Historik Rajonal – Plovdiv vë në dispozicion të publikut në qytete të ndryshme të vendit. Qyteti Jamboll është ndalesa e parë e ekspozitës kushtuar ditës, në të cilën Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar – 6 shtator 1885.

Muzeu i Plovdivit ka përgatitur 20 tabela me imazhe digjitale të vlerave kulturore emblematike të Bashkimit. Ekspozita bazohet në një projekt të financuar nga Fondi Kombëtar "Kultura" dhe do të vizitojë 10 qytete të tjera në Bullgari. Kjo u jep mundësinë banorëve dhe mysafirëve të këtyre vendeve të prekin një nga ngjarjet më domethënëse të historisë bullgare, në realizimin e së cilës kontribut të rëndësishëm dha qyteti i Plovdivit.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / rimplovdivMë 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..
Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..
Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..