Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel validoi një pullë përkujtimore kushtuar 120 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe SHBA-së. Mes pjesëmarrësve në ceremoni ishin ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov dhe ambasadori i SHBA-së në Bullgari, Kenneth Merten.
Për krijimin e pullës postare është përdorur letra kredenciale, e cila iu dorëzua Mbretit Ferdinand në vitin 1903 nga përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA-së në Bullgari, John Jackson. Letra kredenciale u nënshkrua nga presidenti amerikan Theodore Roosevelt. Marrëdhëniet diplomatike mes Bullgarisë dhe SHBA-së u vendosën në vitin 1903. Pavarësia e Bullgarisë, e shpallur më 22 shtator 1908, u njoh nga SHBA më 3 maj 1909.
Më 22 dhjetor 1914, Stefan Panaretov dorëzoi letrat kredenciale si ministri i parë i plotfuqishëm i Bullgarisë në SHBA. Ai qëndroi në këtë post deri në vitin 1925, thekson Ambasada Amerikane.Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari për të vlerësuar situatën me sundimin e ligjit, si dhe për të ngrirë të gjitha pagesat në kuadër të..
Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të..
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna..