Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është validuar një pullë për 120 vjet marrëdhënie diplomatike mes Bullgarisë dhe SHBA-së

Foto: mfa.bg

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel validoi një pullë përkujtimore kushtuar 120 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe SHBA-së. Mes pjesëmarrësve në ceremoni ishin ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov dhe ambasadori i SHBA-së në Bullgari, Kenneth Merten.

Për krijimin e pullës postare është përdorur letra kredenciale, e cila iu dorëzua Mbretit Ferdinand në vitin 1903 nga përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA-së në Bullgari, John Jackson. Letra kredenciale u nënshkrua nga presidenti amerikan Theodore Roosevelt. Marrëdhëniet diplomatike mes Bullgarisë dhe SHBA-së u vendosën në vitin 1903. Pavarësia e Bullgarisë, e shpallur më 22 shtator 1908, u njoh nga SHBA më 3 maj 1909.

Më 22 dhjetor 1914, Stefan Panaretov dorëzoi letrat kredenciale si ministri i parë i plotfuqishëm i Bullgarisë në SHBA. Ai qëndroi në këtë post deri në vitin 1925, thekson Ambasada Amerikane.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD