Ka para për zonat e dëmtuara nga përmbytjet. Kështu deklaroi para gazetarëve ministri i financave Asen Vasilev pas takimit në Kuvendin Popullor me kryetarët e Komisionit për Buxhet dhe Komisionit për Siguri dhe Rend Publik. Sipas vlerësimeve paraprake, 12 ura kanë nevojë për riparim, krahas dëmeve të mbetura si pasojë e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Për urat nevojiten 20 deri në 30 milionë leva, ndërsa Fondi i Fatkeqësive dhe Aksidenteve ka një rezervë të lirë prej mbi 60 milionë leva, theksoi Vasilev. Personeli ushtarak nga formacionet inxhinierie të Ushtrisë Bullgare po inspekton dhe vlerëson dëmtimeve të tri impianteve të urës. Gjatë 24 orëve të fundit, mbi 100 vullnetarë punuan në zonat e prekura.
Komisioni Evropian njoftoi se, me kërkesë të Bullgarisë, u ofroi autoriteteve bullgare të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura nga përmbytjet përgjatë bregut jugor të Detit të Zi në ditët e fundit. “Nëse një kërkesë për ndihmë merret më pas në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Baláš Ujvári.
Qeveria vendosi që 8 shtatori të jetë Ditë Zie Kombëtare për viktimat që humbën jetën në përmbytjet në komunën e Carevos më 5 shtator 2023.
Katër janë viktimat e përmbytjes në komunën e CarevosNë Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...