Ka para për zonat e dëmtuara nga përmbytjet. Kështu deklaroi para gazetarëve ministri i financave Asen Vasilev pas takimit në Kuvendin Popullor me kryetarët e Komisionit për Buxhet dhe Komisionit për Siguri dhe Rend Publik. Sipas vlerësimeve paraprake, 12 ura kanë nevojë për riparim, krahas dëmeve të mbetura si pasojë e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Për urat nevojiten 20 deri në 30 milionë leva, ndërsa Fondi i Fatkeqësive dhe Aksidenteve ka një rezervë të lirë prej mbi 60 milionë leva, theksoi Vasilev. Personeli ushtarak nga formacionet inxhinierie të Ushtrisë Bullgare po inspekton dhe vlerëson dëmtimeve të tri impianteve të urës. Gjatë 24 orëve të fundit, mbi 100 vullnetarë punuan në zonat e prekura.
Komisioni Evropian njoftoi se, me kërkesë të Bullgarisë, u ofroi autoriteteve bullgare të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura nga përmbytjet përgjatë bregut jugor të Detit të Zi në ditët e fundit. “Nëse një kërkesë për ndihmë merret më pas në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Baláš Ujvári.
Qeveria vendosi që 8 shtatori të jetë Ditë Zie Kombëtare për viktimat që humbën jetën në përmbytjet në komunën e Carevos më 5 shtator 2023.
Katër janë viktimat e përmbytjes në komunën e CarevosParlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..