Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga kjo vjeshtë, shkolla bullgare e së dielës në provincën gjermane hap një degë të re pranë

Personaliteti i Dhjakut është burim frymëzimi për fëmijët e shkollës “Vasill Levski” në Saarbrjuken

Evelina Avramova: “Gjuha amtare është rrënja që duam t’u japim fëmijëve tanë, që të mos jenë petale që çdo erë i fryn andej-këtej”

Foto: bg-schule-saar.de

Saarbrjuken është një qytet universitar në Gjermani dhe kryeqytet i provincës Saarland. Këtu jetojnë shumë bashkatdhetarë tanë që kanë ardhur për të kërkuar kësmetin e tyre larg Bullgarisë. Megjithatë, shumë prej tyre nuk e kanë shkëputur lidhjen me vendlindjen dhe dëshirojnë që fëmijët e tyre të frekuentojnë shkollën bullgare “Vasill Levski”. Shkolla jonë e së dielës u themelua 13 vjet më parë nga Evelina Avramova, e cila është ende drejtoreshë e saj.


“E emëruam Vasill Levski me dashuri dhe nderim të madh për personalitetin e tij. Unë vetë kam një lidhje emocionale me veprat e Apostullit. Paraardhësit e mi morën pjesë në një komitet të cilin ai e krijoi dhe çdo verë vizitojmë vendet ku ai ka kaluar”, thotë Evelina Avramova. Ajo kujton se si propozimi i saj për themelimin e një shkolle bullgare u prit me shumë entuziazëm nga bashkatdhetarët tanë në Saarbrjuken. Përveç kësaj, shkolla ka një degë të krijuar 6 vjet më parë në Kajzerslautern, në rajonin Reinland-Pfalz. Duke filluar nga kjo vjeshtë, shkolla hap një degë të re në Homburgun fqinj. Pse është kaq e rëndësishme që fëmijët tanë jashtë të shkollohen në bullgarisht?

“Kjo është një mënyrë për të mos u ndjerë i izoluar, për të mos u ndjerë i tjetërsuar, një mënyrë për t’u lidhurme fëmijët tuaj – na tregon Evelina. – Duhet të ruajmë fillin e hollë me të cilin mund të komunikojmë dhe kjo është gjuha jonë amtare me të cilën jemi rritur. Dhe të gjitha këto nuanca, gjithë këtë diversitet të gjuhës bullgare, ne mund t'ua përcjellim atyre. Kjo është rrënja që duam t’u japim fëmijëve tanë, që të mos jenë gjethe që çdo erë i fryn andej-këtej.”

Nxënësit bullgarë në Saarbrjuken e njohin mirë personalitetin e Dhjakut. Kohë më parë, nëpunës të shtëpisë muze të Levskit në Karllovo vizituan shkollën në provincën gjermane.Ata mbajtën biseda interesante para fëmijëve dhe bashkë me ta realizuan projekte të ndryshme. Përveç kësaj, shkolla përkujton çdo përvjetor të vdekjes së Apostullit me një program të pasur.


“Këtë vit, në ditën e ftohtë dhe të errët të shkurtit, fëmijët tanë recituan me frymëzim vepra të tyre, kënduan këngë për Apostullin, treguan prezantimet e tyre për jetën, veprën dhe vendin e Levskit në historinë tonë kombëtare dhe në të botërore. Dita festive u mbyll me konkursin “Kërcimi i Luanit” – tregon Evelina. Çfarë tjetër mësojnë bashkatdhetarët tanë të vegjël në Saarbrjuken:

“Kemi orëmësimore të gjuhës dhe letërsisë bullgare, historisë dhe gjeografisë së Bullgarisë, si dhe orë mësimore të detyrueshme jashtëshkollore. Ne i kemi quajtur mësime të etnokulturës dhe traditave bullgare, gjë që përfshin parametrin e gjerë të njohjes me të gjitha traditat dhe festat tona. Fëmijët zakonisht bëjnë sende të llojllojshme me rastin e festave tona të ndryshme. Dhe unë mendoj se nxënësit tanë kanë një ide shumë të mirë për zakonet bullgare dhe se si ato duhet të respektohen. Mundohemi të mos kemi ndonjë festë që nuk e shënojmë bashkë” – thotë Evelina Avramova-Ganeva.

Shkolla bullgare tashmë po përgatitet për vitin e ri shkollor. Deri më tani në të uregjistruan 130 fëmijë bullgarë. “Por rezulton se lëvizja në fillim, në mes dhe në fund të vitit shkollor është shumë dinamike” – thekson Evelina Avramova dhe shpjegon:


“Shumë shpesh e nisim vitin shkollor dhe befas vijnë fëmijë të rinj, prindërit e të cilëve vendosin ta provojnë fatin jashtë vendit. Të tjerë, në mes të vitit shkollor, vendosin të kthehen në Bullgari, sepse këtu nuk u shkoi mirë. Këtë vit, më 10 shtator, ne po hapim edhe degën tonë në Homburg – ky është një qytet që ndodhet gjithashtu në rajonin Saarland.Kështu, nga vjeshta, numri i shkollave ku mund të shkollohen fëmijët bullgarë nga rajoni ynë dhe rajonet kufitare do të jetë tri” – përfundon Evelina Avramova.

Shkolla “Vasill Levski” në qytetin gjerman Saarbrjuken iu bashkua iniciativës së Radio Bullgarisë “Për Levski” në lidhje me 150 vjetorin e vdekjes së Apostullit, duke na dërguar foto dhe video të cilët na bëjnë të empatizojmë mësimet e tyre për Bullgarinë.

Faleminderit!

Lexoni më shumë:

Tema është pjesë e një projekti të realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, sipas Programit Kombëtar për përkujtimin e 150 vjetorit të vdekjes së VasillLevskit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto dhe video: Shkolla Bullgare “Vasill Levski” në Saarbrjuken



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD