Nënpresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova hapi vitin e ri shkollor në Shkollën Bullgare të së Dielës “Zora” pranë Shoqatës “Bullgarët në Shqipëri” në Elbasan, duke theksuar se interesi për mësimin e gjuhës bullgare tek komuniteti ynë në Shqipëri po rritet. “Pas mbarimit të arsimit të lartë në Bullgari, të rinjtë kthehen në vendlindjet e tyre si mësues në shkollat bullgare dhe së fundmi ka një shkollë bullgare edhe në Librazhd”, tha ajo.
Sipas nënpresidentes, me ndihmën e popullit Elbasani mund të bëhet qendër e traditave dhe gjuhës bullgare dhe filologjia bullgare mund të studiohet në universitetin vendas.
Në Elbasan, Ilijana Jotova bisedoi me drejtorin e shkollës “Zora”, docent Altin Idrizi, me mësuesit, shumica e të cilëve kanë studiuar në Bullgari, me doktorantë në universitetet bullgare, si dhe me maturantët e shkollës.
Ilijana Jotova nderoi me një fletë nderi Shoqatën “Bullgarët në Shqipëri”, së cilës i përket shkolla e së dielës, dhe i dhuroi mjete studimore dhe libra nga klasikët bullgarë.
Rreth 60 fëmijë ndjekin shkollën, duke përfshirë dhjetë nxënës të klasës së parë.
Pas hapjes solemne të vitit shkollor, nënpresidentja Ilijana Jotova zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesit e komunitetit bullgar në Elbasan. Ajo e falënderoi Shoqatën “Bullgarët në Shqipëri”, në personin e kryetarit të saj Ahmet Bala, për ftesën për të vizituar Republikën e Shqipërisë. I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i Shoqatës së Bullgarëve të Beratit, Agim Ajazi, i cili theksoi nevojën urgjente për krijimin e një strukture të përbashkët, një komitet të minoritetit bullgar, i cili do të koordinonte të gjithë përfaqësuesit e komunitetit bullgar në Shqipëria. Ilijana Jotova premtoi se do të vizitojë qytetin e Beratit dhe do të bisedojë me institucionet bullgare për këtë çështje, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që bullgarët në Shqipëri të kenë unitet.
Nënpresidentja zhvilloi një takim më pas gjatë ditës me guvernatoren e Qarkut të Elbasanit Majlinda Periu, e cila është historiane për nga profesioni. Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Elbasanit të Shqipërisë në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës. Zonja Jotova shtroi idenë e studimit të gjuhës bullgare në Universitetin e Elbasanit siç studiohet në Tiranë.
Elbasani ishte ndalesa e fundit e vizitës treditore të nënpresidentes bullgare në Shqipëri dhe ajo u zhvillua në prag të regjistrimit të popullsisë.
Lidhur me këtë ajo theksoi dy shqetësime - në lidhje me fushatën shpjeguese për bullgarët në zonat e vështira për t’u arritur, si dhe raportet e shumta se emisarët e bashkësive të tjera etnike po u shpjegojnë njerëzve të përkatësisë sonë etnike se janë maqedonas dhe se nuk ka pasur kurrë bullgarë.
“Kjo është një fushatë jashtëzakonisht keqdashëse, e padenjë për shekullin e XXI-të, sepse njeriu duhet të jetë i lirë për të mbrojtur identitetin e tij. Kam sigurinë e autoriteteve shqiptare se nuk do ta lejojnë këtë”, tha gjithashtu Ilijana Jotova.
Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, i cili fillon më 18 shtator, është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse është i pari që nga njohja zyrtare e pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017 dhe nga rezultatet varet mbrojtja e statusit të tij. Sipas Ilijana Jotova, kjo do të garantojë të drejtat e komunitetit dhe do të sjellë mundësi të reja në të ardhmen.
Foto: BTAPartia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..