Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mesazh për paqe në bregun bullgar të Detit të Zi bën thirrje për reflektim

Foto: arkivi personal

Një pëllumb në rërë me krahë të shtrirë – ky është vizatimi më i madh i rërës në botë dhe ai mund të shihet nga një pamje e shpendëve në plazhin e bregut bullgar të Detit të Zi, midis Kamçia dhe fshatit Shkorpillovci (rreth 50 km në jug të Varnës). Imazhi i zogut, simbol i paqes, zë një sipërfaqe prej 25 000 metrash katrorë, që e bën atë më të madh se ai që fitoi rekordin Guinness vitin e kaluar 2022. Autorja e vizatimit bullgar është pjesëmarrësja e re e projektit “Art me një kauzë”, e cila punon me emrin e saj artistik Vivia Niki, me të vetmen dëshirë që mesazhi i paqes i përcjellë nga ky pëllumb të arrijë deri te mijëra njerëz. Në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë, ajo theksoi se shpesh harrojmë rolin e madh të paqes për të cilin kanë luftuar paraardhësit tanë dhe se vetëm në kohë paqeje mund të ketë prosperitet dhe mirëqenie për njerëzit.


Këtë na kujton edhe data 21 shtator, kur festohet Dita Botërore e Paqes.

Vetë Vivia Niki është diplomuar për arkitekturë dhe regji, duke e pranuar artin si një pikëtakim mes të dyjave. Por ka edhe një lidhje tjetër dhe ajo është mbrojtja e natyrës. Artistja dëshiron që njerëzit të bëhen më të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm ndaj dëmeve që njerëzimi i shkakton botës përreth. Kjo provokon edhe interesin e saj për këtë drejtim në art, që quhet Landart - ose arti me peizazhin dhe natyrën. Ai daton në vitet 1960 dhe po zhvillohet me shpejtësi në mbarë botën, por për shumë vite nuk njihej në Bullgari.


Roli i pikturës në një sipërfaqe të madhe rëre në Kamçia ka gjithashtu një orientim thjesht praktik, vë në dukje vetë Vivia Niki. Në plazhin ku ajo ka pikturuar, menjëherë u vendosën tabela që ndalojnë kalimin e karavanave. Kjo mbron në mënyrë efektive dunat ku bëjnë fole shumë lloje të rralla shpendësh. Kështu, artistja nuk është në kërkim të famës, por përmes artit kërkon të ndryshojë veprimet e pamenduara të turistëve.

“Ideja e parë që më erdhi ishte si një vizion i këtij pëllumbi si simbol i paqes dhe lirisë – thotë Vivia Niki. – Pas kësaj, vendi i parë që pashë në mendjen time ishte bregu i lumit Kamçia, nuk kam as një shpjegim pse. Më vonë, më lindi ideja për të përmirësuar rekordin e vendosur tashmë që të tërhiqet vëmendja te ideja e paqes. Aq më tepër kur në botë po shpërthejnë kaq shumë konflikte dhe është shumë mirë që ne të ruajmë paqen në Bullgari dhe në Ballkan. Ky është edhe misioni ynë, pasi kemi kaq shumë mësues shpirtërorë në histori dhe rreth nesh. Pikërisht populli bullgar, duke qenë shumë i lashtë, meriton të jetë shembull në ruajtjen e paqes. Kështu vendosa të bëj një vepër edhe më të madhe dhe kuptova se vendi i përshtatshëm është pikërisht plazhi i Kamçias, për shkak të gjerësisë së tij më të madhe në Bullgari. Përveç kësaj Kamçia është një vend shumë i egër, aty ka një rezervat natyror, ka edhe një lumë dhe specie të rralla kafshësh”.


Projekti me të cilin Vivia Niki u diplomua si studente e arkitekturës, synon krijimin e një fshati ekologjik. Ajo beson fort se tani po jetojmë në vitet e fundit të fenomeneve negative si rrezatimi i fortë, vibracionet që vijnë nga teknologjitë e reja. Sipas saj, me kalimin e kohës, njerëzit në vendin tonë do të jetojnë në fshatra ekologjike, ku do të jenë të lumtur. Vivia Niki krijoi vizatimin e parë në stilin Landart në Durankullak (vendbanimi më verilindor në Bullgari), por në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë dhe me temën e mbrojtjes së kafshëve.


“Si teknikë përdora ujin e shiut që kishte rënë”, thotë Vivia Niki. Rëra është e përzier me shkumës, por kjo nuk është e dukshme nga larg. Kam përdorur gjithashtu një grabujë kopshti sepse konturi duhet të jetë i madh. Por që të mund të përmirësoja rekordin, më duhej të punoja vetëm, sepse rekordin e mëparshëm e kishte arritur vetëm një person. Isha me nxitim ta bëja përpara Ditës së Paqes për të tërhequr vëmendjen e njerëzve përpara saj. Unë besoj se paqja është një çështje e pjekurisë shpirtërore të njerëzimit. Desha që më shumë njerëz të besojnë se gjithmonë ka pasur dëshirë për të jetuar më mirë dhe pikërisht paqja ka qenë djepi i çdo lulëzimi në historinë njerëzore”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkivi personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD