Në aeroportin e Sofjes do të prezantohet një sistem modern për vetë-skanimin e kartave të imbarkimit në check-in të parë. Sistemi tashmë është porositur dhe pritet të dorëzohet muajin e ardhshëm, raporton TravelNews. Kështu, tashmë në nivelin 0 të Terminal 2, të gjithë pasagjerët do të skanojnë vetë barkodin në kartën e tyre të imbarkimit. Me një kartë të saktë të imbarkimit, dyert do të hapen automatikisht dhe njerëzit do të kalojnë në nivelin tjetër për kontrollin e skanerit, shpjegon Dimitër Bikov, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit në SOF Connect, koncesionari i aeroportit.
Kartat e imbarkimit mund të mbahen në telefon ose të jenë të printuara. Në këtë mënyrë nuk do të ketë më grumbullim të pasagjerëve gjatë skanimit të kartave të imbarkimit, ku aktualisht punojnë vetëm tre sportele. Stafi do të vazhdojë të ndihmojë pasagjerët me skanimin dhe t'i udhëzojë ata në rast se kaprobleme me barkodettë cilat nuk i pranon makineria.
Në vitin 2024, Aeroporti i Sofjes planifikon të vërë në funksion më shumë sportele të pavarura të kontrollit të bagazheve, ku pasagjerët do të masin vetë valixhet e tyre dhe do të vendosin ngjitëset përkatëse. Synimi është sërish lehtësimi i radhëve që krijohen në orët e ngarkuara.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..