Monumenti i Ushtrisë Sovjetike në kryeqytet u gdhi i veshur me një pankartë të madhe që gjurmon rrugën evropiane të Bullgarisë.
Pankarta në skela, me të cilën u rrethua së fundi monumenti 37 metra, rikrijon një pemë - rrënjët e së cilës kujtojnë kohën e trakëve dhe degët e saj më të larta tregojnë anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe anëtarësimin tonë të ardhshëm në Shengen dhe Eurozonë.
Në rrugën historike nga e kaluara në të ardhmen, spikasin portretet e revolucionarëve të shquar Georgi Rakovski, Vasill Levski, Hristo Botev dhe Zahari Stojanov, si dhe Stefan Stambollov, i cili është i vetmi burrë shteti nga Bullgaria e pasçlirimit që gjeti vend në kanavacë.
Monumenti i Ushtrisë Sovjetike shkakton polemika për gati 30 vjet
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..