Në Ditën Botërore të Muzikës, ju ofrojmë një këngë të dashur popullore bullgare që tingëllon pothuajse në çdo festë bullgare të lidhur me ngjarje historike. Ky është kënga e famshme “Doli Delju kaçak”, e cila në vitin 1977 u përfshi në Pllakën e Artë të aparatit hapësinor amerikan "Vojaxhër", si një mesazh muzikor nga Toka drejt Kozmosit të largët. Në kërkim të qytetërimeve të tjera kënga tingëllon në Kozmos me zërin e këngëtares së madhe bullgare Valja Ballkanska.
Jo më pak me ndikim është interpretimi i kësaj kënge i një tjetër këngëtare e madhe nga krahina folklorike e malit Rodopa - Nadezhda Hvojneva. Një fakt jo aq i njohur është që regjistrimi i parë profesional i këngës “Doli Delju kaçak” u bë prej saj, në studion e Radios Kombëtare Bullgare. Vetë kënga u regjistrua nga folkloristë në rajonin e qytetit të Bullgarisë Jugore Zllatograd në vitet 30-të të shekullit të kaluar, dhe në vitet 50-të dhe 60-të versione të shumta të saj u përshkruan gjithashtu edhe në rajonet e qyteteve Ardino dhe Smoljan. Regjistrimi i parë zanor u realizua në Radion Bullgare, interpretuar nga Nadezhda Hvojneva dhe më pas nga Valja Ballkanska.
Nadezhda Hvojneva lindi në vitin 1936. Ajo merrej me muzikë në mënyrë profesionale që nga viti 1956. Ajo realizoi incizime të qindra këngëve nga rajoni i malit Rodopa për fondin e BNR, BNT dhe ish-kompanisë shtetërore të regjistrimit “Ballkanton”. Ajo dha koncerte në sallat më prestigjioze të Evropës, Azisë, Amerikës dhe Afrikës. U nda nga jeta në vitin 2000. Pas vdekjes u shpall “Gruaja e Vitit” nga Instituti Amerikan Biografik.
Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve -..