Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në gjurmët e yjeve në zonën e Kamen brjag

4
Foto: BTA

Nga kjo verë, mysafirët e fshatit Kamen Brjag (në bregun verior të Detit të Zi) mund të vëzhgojnë yjet nga observatori modern astronomik në oborrin e bashkisë. Objekti ka një kupolë të automatizuar dhe një rreze 360 ​​gradë, duke lejuar gjurmimin e lëvizjes së trupave qiellorë dhe ndodhive të ndryshme në hapësirë.

Vizitorët mund të përdorin teleskopin e palëvizshëm dhe kamerën me rezolucion të lartë me të cilën mund të bëjnë fotografi të objekteve të vëzhguara. “Për një kohë të gjatë menduam se ku ta instalonim observatorin dhe më në fund zgjodhëm Kamen brjag. Sipas specialistëve, kushtet atmosferike atje janë të ngjashme për sa i përket pastërtisë së ajrit dhe nivelit të dritës me ato të observatorit në Rozhen", tha për Radio Bullgarinë Penko Georgiev, drejtor i Muzeut Historik në qytetin e afërt të Kavarnës. Sipas tij, qëllimi është zhvillimi i të ashtuquajturit turizmi shkencor që synon një audiencë më specifike:

Penko Georgiev
"Nuk është për turistët e thjeshtë që vizitojnë vendet tona gjatë ditës dhe në mbrëmje thonë: "Le të shohim edhe observatorin". Ideja është që njerëzit të qëndrojnë në Kamen Brjag për disa netë dhe në rast se kushtet janë të përshtatshme në mbrëmje, turistët të cilët janë të orientuar në fushën e astronomisë, kanë punuar me teleskopë, kanë njohuri për yjet, yjësitë dhe planetët, të vitizojnë observatorin tonë. Shumica e të apasionuarve nuk kanë mundësi të blejnë pajisje të shtrenjta dhe janë të mirëpritur në Kamen Brjag për të përdorur pajisjet tona. Ata mund të bëjnë kampe astronomike në fshat dhe për disa ditë rresht të vëzhgojnë fenomene yjesh, si dhe të bëjnë foto me kamera. Ekziston një ide për organizimin e vizitave dhe kampeve të studentëve etj.", thotë Penko Georgiev.


Kamen brjag është një nga pikat më lindore të bregdetit vendas të Detit të Zi, që mirëpret rrezet e diellit të ditës së re. Fshati është i njohur për lindjet spektakolare të diellit në nuancat e të kuqes së zjarrtë. Çdo vit më 1 korrik, dhjetëra mijëra turistë dynden këtu për të festuar mëngjesin e korrikut, të quajtur July morning dhe për të vëzhguar një fenomen të jashtëzakonshëm natyror – lindjen e diellit nga deti. 


Shumë afër gjendet zona "Jajllata", ku janë gjetur prova se njerëzit këtu kanë vëzhguar yjet që në kohërat e lashta:

"Rezervati arkeologjik "Jajllata" është një vend shumë interesant nga pikëpamja natyrore dhe arkeologjike – thotë Georgiev. – Aty gjendet një kështjellë e restauruar, ka edhe faltore shkëmbore, për të cilat ka teori se janë observatorë të lashtë astronomikë, pasi janë orientuar sipas pozicionit të yjeve disa mijëra vjet më parë. Pra, mund të bëhet një paralelizëm midis observatorit modern dhe atij antik të "Jajllata". 


Në rezervat, turistët mund të njihen me shumë kulte antike të Zalmoxis (mbret, prift dhe zot i fisit trak Getae) në faltoret kushtuar atij. Kjo është një figurë pak e njohur që është gjysmë mitike, pasi Zalmoxis besohet të ketë qenë gjithashtu një student i Pitagorës".

Observatori astronomik në Kamen brjag është ndërtuar sipas një projekti evropian të titulluar "Dritarja e përbashkët e hapur drejt mistereve të universit" me pjesëmarrjen e Rumanisë fqinje. Janë zhvilluar dy itinerare edukative, ku është përfshirë edhe një vizitë në Muzeun Historik në Kavarna, i cili nga ana tjetër ka krijuar një film 3D.

Lexoni më tepër:

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BTA, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD