Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Policia kufitare pengon rritjen e presionit të migrantëve

Anton Zllatanov
Foto: BNR

Në vitin 2023, ka një presion rekord migrantësh. Për 9 muajt e parë, rritja krahasuar me vitin 2022 është 50%, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Kryekomisari Anton Zllatanov, drejtor i Policisë Kufitare. Në muajt e verës, deri në 1500 persona në ditë kanë provuar të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Për momentin janë rreth 500 në ditë.

Zllatanov theksoi se Bullgaria teknikisht dhe profesionalisht i ka përmbushur të gjitha kriteret për hyrje në Shengen dhe pritet një vendim krejtësisht politik. Kryekomisari theksoi se vetëm 10-15% e emigrantëve të paligjshëm hyjnë në BE përmes Ballkanit. Në Bullgari janë edhe më pak. Pjesa më e madhe deri në 80% vjen përmes Detit Mesdhe.

Më 2 tetor në Bullgari hyn në fuqi ndalimi i hyrjes së makinave të pasagjerëve me regjistrim rus, i miratuar nga BE-ja. Për kamionët ai tashmë është aplikuar prej muajsh, shtoi Zllatanov.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës , vranësira nga perëndimi do të çahet dhe do të zvogëlohet, vende-vende deri në mot kryesisht të kthjellët. Në disa zona do të ketë mjegull. Do të jetë pothuajse e qetë në shumicën e rajoneve, vetëm në lindje do të fryjë erë mesatare..

botuar më 23-12-08 7.15.MD
Rumen Radev

Ukraina nuk heq dorë për të blerë pajisjet për Centralin Atomik Elektrik “Belene”

Ukraina nuk heq dorë për të blerë pajisjet e destinuara për termocentralin e dytë bullgar - "Belene" dhe është e gatshme të paguajë çmimin që ne kërkojmë. Kështu tha ministri i energjetikës Rumen Radev gjatë inspektimit të ndërtimit të lidhjes së gazit..

botuar më 23-12-08 6.09.MD

U hoq vetoja e presidentit për dhurimin e transportuesve të blinduar të Ukrainës

Parlamenti hodhi poshtë veton e presidentit Rumen Radev mbi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Ukrainën për pajisjen falas të makinave të blinduara të transportit. GERB-SDS, PP-DB, DPS dhe "Ka një popull të tillë" votuan kundër vetos për dhurimin..

botuar më 23-12-08 5.40.MD