Me rastin e 80-vjetorit të piktorit bullgar Nikollaj Majstorov u rregullua një ekspozitë me 50 tablo. Në të prezantohet një cikël pikture bazuar në Ungjijtë e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Ekspozita e titulluar “Rruga” do të qëndrojë deri më 16 nëntor në godinën e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë në Sofje.

Nikollaj Majstorov u përkufizua nga piktorit Svetlin Rusev si “ekspresionisti më i madh bashkëkohor bullgar”. Ai ka mbi 40 ekspozita personale në Bullgari dhe mbi 17 jashtë vendit - Gjermani, Holandë, Poloni, Belgjikë, Hungari, Japoni, Portugali etj. Ai u nderua me çmime të shumta. Në vitin 1995 me një artikull të veçantë u përfshi në enciklopedinë botërore të arteve me 34 vëllime “Makmillën”, Londër.
Foto: BGNES, Lidhja e Piktorëve BullgarëMë 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..