Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Formula magjike" është një takim i dy brezave - Petër Çernev dhe vajzës së tij Jana

Foto: YouTube

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së këngëtarit dhe kompozitorit të njohur bullgar të estradës Petër Çernev, pikërisht në ditëlindjen e tij - 7 tetor – ishte i gatshëm versioni i ri i këngës së tij "Formula magjike". Duke fituar çmimin e tretë në festivalin "Orfeu i Artë" në 1975, "Formula magjike" mbetet një nga këngët më ikonike të Petër Çernevit. Tani ky hit i përjetshëm me muzikë të Petër Çernevit dhe tekst të Mirjana Bashevës rikthehet në një aranzhim krejtësisht të ri. Performanca e këngës është plot emocion dhe shpirt, që bashkohen në zërat e vetë Petër Çernevit dhe vajzës së tij Jana Çerneva.

Petër Çernev lindi më 7 tetor 1943 në Vidin (Bullgaria Veriperëndimore) dhe u diplomua në Degën e Estradës në Konservatorin Shtetëror Bullgar në Sofje në vitin 1969 në klasën e Irina Çmihovës. Koncerti i tij i parë ishte me të. Pasuan çmime, bullgare dhe ndërkombëtare, koncerte, turne dhe regjistrime në një sërë vendesh. Veprimtaria e tij aktive u shtri në vitet 1970 dhe 1980.

Vajza e Petër Çernevit - Jana Çerneva - doli në skenë për herë të parë në moshën 4-vjeçare, kur babai i saj e inkurajoi të interpretojë një këngë para publikut.

Jana ka luajtur piano dhe kënduar që e vogël. Ajo u diplomua në Vjenë në degën e “Shkencave Teatrore, Filmore dhe Mediatike”. Sot Jana punon dhe jeton me familjen në SHBA, por shpesh udhëton në Bullgari.

Aranzhimi i ri i "Formula magjike" nga Aleks Nushev i jep këngës freski dhe aktualitet duke ruajtur thelbin e saj “zemërthyes”. Performanca e përbashkët e babit dhe bijës tregon fuqinë e muzikës për të bashkuar brezat dhe vlerat kulturore.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Rhodope Dream" – frymëzuar nga folklori bullgar

Bojana Zheljazkova e paraqet muzikën e saj me po aq mjeshtëri, duke e interpretuar atë në violinë, kitarë dhe duke kënduar. Ajo filloi të studionte violinë që kur ishte fëmijë, luante fillimisht në një Orkestër Dhome me të rinj, pastaj në një grup roku,..

botuar më 25-05-26 6.05.PD

Himni i arsimit bullgar

Himnet e para bullgare në nder të arsimit dhe shkencës janë shkruar në qytetin Elena në malit Stara Planina – një qendër e famshme tregtare dhe kulturore gjatë shekujve XVIII dhe XIX, banorët e së cilës morën pjesë aktive pothuajse në çdo ngjarje të..

botuar më 25-05-24 5.00.PD

"Apo jo" - mesazhi për të qenë proaktivë në jetën tonë të përditshme

Pas një pauze, të lidhur me ndryshimet në formacion, grupi Nana & The Gang  u kthye me një këngë të re. Vlladi Zidarov – bateri, miksim dhe masterizim, Miro Gajdarski – bas dhe Ilijana Jordanova – vokal, prezantojnë "Apo jo" – një këngë me një..

botuar më 25-05-22 8.25.PD