Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së këngëtarit dhe kompozitorit të njohur bullgar të estradës Petër Çernev, pikërisht në ditëlindjen e tij - 7 tetor – ishte i gatshëm versioni i ri i këngës së tij "Formula magjike". Duke fituar çmimin e tretë në festivalin "Orfeu i Artë" në 1975, "Formula magjike" mbetet një nga këngët më ikonike të Petër Çernevit. Tani ky hit i përjetshëm me muzikë të Petër Çernevit dhe tekst të Mirjana Bashevës rikthehet në një aranzhim krejtësisht të ri. Performanca e këngës është plot emocion dhe shpirt, që bashkohen në zërat e vetë Petër Çernevit dhe vajzës së tij Jana Çerneva.
Petër Çernev lindi më 7 tetor 1943 në Vidin (Bullgaria Veriperëndimore) dhe u diplomua në Degën e Estradës në Konservatorin Shtetëror Bullgar në Sofje në vitin 1969 në klasën e Irina Çmihovës. Koncerti i tij i parë ishte me të. Pasuan çmime, bullgare dhe ndërkombëtare, koncerte, turne dhe regjistrime në një sërë vendesh. Veprimtaria e tij aktive u shtri në vitet 1970 dhe 1980.
Vajza e Petër Çernevit - Jana Çerneva - doli në skenë për herë të parë në moshën 4-vjeçare, kur babai i saj e inkurajoi të interpretojë një këngë para publikut.
Jana ka luajtur piano dhe kënduar që e vogël. Ajo u diplomua në Vjenë në degën e “Shkencave Teatrore, Filmore dhe Mediatike”. Sot Jana punon dhe jeton me familjen në SHBA, por shpesh udhëton në Bullgari.
Aranzhimi i ri i "Formula magjike" nga Aleks Nushev i jep këngës freski dhe aktualitet duke ruajtur thelbin e saj “zemërthyes”. Performanca e përbashkët e babit dhe bijës tregon fuqinë e muzikës për të bashkuar brezat dhe vlerat kulturore.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
E rritur në një familje këngëtarësh opere, e reja Cveta Boteva iu drejtua muzikës që në moshë të re. Këndoi në një kor kishtar dhe në..
Dy artistë të njohur nga brezi më i ri në muzikën bashkëkohore bullgare - Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov - prezantojnë këngën e tyre të..