Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Formula magjike" është një takim i dy brezave - Petër Çernev dhe vajzës së tij Jana

Foto: YouTube

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së këngëtarit dhe kompozitorit të njohur bullgar të estradës Petër Çernev, pikërisht në ditëlindjen e tij - 7 tetor – ishte i gatshëm versioni i ri i këngës së tij "Formula magjike". Duke fituar çmimin e tretë në festivalin "Orfeu i Artë" në 1975, "Formula magjike" mbetet një nga këngët më ikonike të Petër Çernevit. Tani ky hit i përjetshëm me muzikë të Petër Çernevit dhe tekst të Mirjana Bashevës rikthehet në një aranzhim krejtësisht të ri. Performanca e këngës është plot emocion dhe shpirt, që bashkohen në zërat e vetë Petër Çernevit dhe vajzës së tij Jana Çerneva.

Petër Çernev lindi më 7 tetor 1943 në Vidin (Bullgaria Veriperëndimore) dhe u diplomua në Degën e Estradës në Konservatorin Shtetëror Bullgar në Sofje në vitin 1969 në klasën e Irina Çmihovës. Koncerti i tij i parë ishte me të. Pasuan çmime, bullgare dhe ndërkombëtare, koncerte, turne dhe regjistrime në një sërë vendesh. Veprimtaria e tij aktive u shtri në vitet 1970 dhe 1980.

Vajza e Petër Çernevit - Jana Çerneva - doli në skenë për herë të parë në moshën 4-vjeçare, kur babai i saj e inkurajoi të interpretojë një këngë para publikut.

Jana ka luajtur piano dhe kënduar që e vogël. Ajo u diplomua në Vjenë në degën e “Shkencave Teatrore, Filmore dhe Mediatike”. Sot Jana punon dhe jeton me familjen në SHBA, por shpesh udhëton në Bullgari.

Aranzhimi i ri i "Formula magjike" nga Aleks Nushev i jep këngës freski dhe aktualitet duke ruajtur thelbin e saj “zemërthyes”. Performanca e përbashkët e babit dhe bijës tregon fuqinë e muzikës për të bashkuar brezat dhe vlerat kulturore.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dara Ekimova me një këngë të re dhe një turne kombëtar

Dara Ekimova prezanton "C'est La Vie" - një tjetër këngë nga albumi i saj debutues "Kjo dhomë". Këngëtarja e ka kompozuar këngën së bashku me Kristian Kostov ,  producentin muzikor Dexter dhe Venci Venc. Sipas autorëve, “C'est La Vie” ka të..

botuar më 25-05-07 6.15.PD
Georgi Andreev

Dirigjenti dhe kompozitori Georgi Andreev – për Ditën e Shën Gjergjit, traditat, muzikën dhe dragonjtë

Një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi është dirigjenti, kompozitori dhe gajdexhiu virtuoz Georgi Andreev.  Që nga viti 2000 ai është dirigjenti kryesor i orkestrës pranë Ansamblit Kombëtar..

botuar më 25-05-06 7.00.PD

Një "Hije" ndryshe në këngën e re të Orlin Pavllov

Të gjithë kemi dëgjuar për ide që u vijnë krijuesve në ëndrra. Pikërisht kështu lindi melodia për këngën e re të interpretuesit Orlin Pavllov, "Hije" - ai e ëndërroi atë. Për realizimin e këngës, ai iu drejtua vëllezërve Milen dhe Rosen Kukosharovi...

botuar më 25-05-05 6.10.PD