Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 13 tetor, parlamenti do të votojë mosbesimin ndaj qeverisë

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Të premten, më 13 tetor, parlamenti do të votojë mosbesimin e qeverisë së kryeministrit Nikollaj Denkov. Këtë e bëri të ditur kryetari i parlamentit Rosen Zheljazkov pas një debati 4 orësh. Sipas rregullores së Kuvendit Popullor, votimi mund të bëhet jo më herët se 24 orë pas përfundimit të debateve për këtë temë. Për mocionin e mosbesimit janë të domosdoshëm të paktën 121 deputetë në parlamentin tonë prej 240 anëtarësh.

Vota u kërkua nga opozita BSP, “Ka një popull të tillë” dhe “Vëzrazhdane” për “dështimin e qeverisë në sektorin e Energjetikës”.

 “Opozita kërkoi votë mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të dështimit në sektorin e energjetikës. I vetmi dështim që pamë sot është në përpjekjet e opozitës për të gënjyer popullin bullgar se po vjen një lloj apokalipsi energjetik”, tha kryeministri. Sipas tij, qeveria dhe Brukseli nuk do të mbyllin termocentralet e qymyrit, ato do të mbyllen nën presionin e tregut të energjisë. Denkov po ashtu theksoi se nuk do të kemi mungesë të energjisë, pasi në mënyrë aktive po punohet për implementimin e një numri kapacitetesh të reja. Deri në vitin 2040, kapaciteti i instaluar në vendin tonë pritet të rritet nga 13 000 MW aktual në 30 000 MW. “Bullgaria e ka shansin të mbetet eksportuese e energjisë në vendet fqinje, nëse dhe vetëm nëse modernizon kapacitetet e saj teknologjike”, tha kryeministri.

Denkov nuk pret që vota e mosbesimit të kalojë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD

Ursula von der Leyen përmendi bullgaren Debora në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..

botuar më 24-11-25 5.44.MD

MPB raporton një rënie të provave të paligjshme për të kaluar kufirin tonë

Në tetor, 5768 shtetas të vendeve të treta kanë provuar të hyjnë në vend, që është një rënie prej 52,6% krahasuar me tetorin 2023. (12 174 persona). Sipas të dhënave të përmbledhura të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për këtë muaj janë ndaluar 841..

botuar më 24-11-25 4.46.MD