Federata Bullgare e Tenisit refuzoi të jetë organizatore e turneut ATP 250 Sofia Open për shkak të “rrethanave jashtë kontrollit të saj”. Shkak është balotazhi i mundshëm i zgjedhjeve vendore, i cili nuk lejon që salla “Arena Armeec” e kryeqytetit të presë turneun.
Për shkak të gjendjes ushtarake të shpallur në Izrael, Asociacioni i Tenistëve Profesionistë ATP i propozoi federatës bullgare që Sofja të zëvendësojë Tel Avivin si organizator i turneut, i planifikuar të mbahet nga 4 deri më 11 nëntor të këtij viti. Në një kohë të shkurtër, federata jonë arriti të sigurojë lejet e nevojshme, por me gjithë përpjekjet nuk u gjet një sallë adekuate për një ngjarje të tillë globale.
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..