Bullgaria ka të drejtë të vendosë një taksë për importin dhe transitin e gazit rus, tha në Tiranë të Shqipërisë kryeministri Nikollaj Denkov. Parlamenti bullgar vendosi një tarifë prej 10 euro për një megavat orë, ose afërsisht për 100 metra kub gaz natyror rus që kalon nëpër vend. Vendimi hyri në fuqi nga 13 tetori.
Pavarësisht sanksioneve kundër Rusisë, “disa vende u lejuan të importonin gaz rus sepse nuk kishin mundësi të tjera. Të tilla janë Hungaria dhe Serbia. Por tashmë ka ndërlidhës, kështu që ka alternativa dhe gazi rus nuk duhet të gëzojë ndonjë preferencë të veçantë”, shtoi Denkov.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të bisedojë me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, për shkak të rritjes së tarifave për transitin e gazit natyror rus, shkruan faqja serbe “Politika”.
Kryeministri Nikollaj Denkov u nis për në Shqipërinë për të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të procesit të Berlinit. Procesi u krijua me synimin për të mbështetur thellimin e integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke i afruar ato me vlerat dhe standardet socio-ekonomike të BE-së.Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë. Nëse në prill..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..