Bullgaria ka të drejtë të vendosë një taksë për importin dhe transitin e gazit rus, tha në Tiranë të Shqipërisë kryeministri Nikollaj Denkov. Parlamenti bullgar vendosi një tarifë prej 10 euro për një megavat orë, ose afërsisht për 100 metra kub gaz natyror rus që kalon nëpër vend. Vendimi hyri në fuqi nga 13 tetori.
Pavarësisht sanksioneve kundër Rusisë, “disa vende u lejuan të importonin gaz rus sepse nuk kishin mundësi të tjera. Të tilla janë Hungaria dhe Serbia. Por tashmë ka ndërlidhës, kështu që ka alternativa dhe gazi rus nuk duhet të gëzojë ndonjë preferencë të veçantë”, shtoi Denkov.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të bisedojë me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, për shkak të rritjes së tarifave për transitin e gazit natyror rus, shkruan faqja serbe “Politika”.
Kryeministri Nikollaj Denkov u nis për në Shqipërinë për të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të procesit të Berlinit. Procesi u krijua me synimin për të mbështetur thellimin e integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke i afruar ato me vlerat dhe standardet socio-ekonomike të BE-së.Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas të dhënave të Eurostat të cituara nga BNR Horizont. Në Bullgari, kjo përqindje arriti në 11.8%, ku..
Me thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..
Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas..