Fizarmonicisti Kallojan Kumanov ka lindur në Dobriç, ka diplomuar në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura "Prof. Asen Diamandiev" në Plovdiv dhe ka studiuar, jetuar dhe punuar për vite me radhë në Spanjë. Ai u kthye në Bullgari për të krijuar muzikën e tij origjinale.
Më 25 tetor Kallojan Kumanov do të performojë në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) një koncert me titull “Impresionet e fizarmonikës” – pjesë e linjës “Xhazi në Studion e Parë”. Disa nga muzikantët tanë më të mirë do ta ndihmojnë atë të prezantojë përshtypjet e tij muzikore: Stojan Jankullov – Stunxhi në bateri, Julijan Janev në tastierë, Radosllav Sllavçev - Rivermen /bas/, Mirosllav Ivanov dhe Vlladimir Vlladimirov /kitarë/.
Klasikë, folklor, progresiv rock, blues, tango - këto janë vetëm disa nga zhanret që përbëjnë muzikën origjinale të projektit të Kallojan Kumanovit /Kaloyan Kumanov project/ dhe do të shfaqen në Studion e Parë më 25 tetor në orën 19:00.
Kallojan Kumanov e përgatiti për një kohë të gjatë këtë koncert me producent BNR. Ja se çfarë na tregoi ai për pjesët muzikore të përfshira në program:
"Ka një pjesë të krijuar nga unë, por këto janë impresione. Impresione do të thotë përshtypje, dhe këto janë përshtypjet e mia të ndryshme nga muzika e ndryshme që kam sintetizuar në këtë koncert. Dhe për këtë e kam quajtur "Impresionet e fizarmonikës" - sepse këto janë aranzhimet e mia, aranzhimet tona të disa veprave të njohura. Këto përshtypje fizarmonike më kanë qenë ne kokë prej kohësh - si fruta, piqet pak nga pak, dhe i jam shumë mirënjohës BNR-së, që më ftoi dhe me dha këtë mundësi, të krijoj një koncert të tillë. Veprën e parë do ta luaj vetë, ajo quhet "Ëndërrimtari" – pikërisht ajo është vepra që e krijova unë. Jo më kot e nis koncertin me të dhe e kam vënë këtë emër "Ëndërrimtari" - sepse kam ëndërruar ta bëj këtë projekt dhe aktualisht BNR më jep këtë mundësi. Muzikantët që janë të përfshirë kontribuojnë në realizimin e tij."
Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..
"Kujtimi" është titulli i këngës më të fundit të Grupit “Ostava”, e cila na çon te albumi i ardhshëm i grupit. Përderisa kënga e tyre e mëparshme "Fajtori" ishte e mbushur me emocione të thella dhe probleme të përjetshme, "Kujtimi" kombinon një..
Këngëtarët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare - Grupi Vokal "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - mirëpresin verën dhe pushimet me një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare më 5 qershor. Në koncertin e titulluar..