Ditën e djeshme më 23 tetor, ambasadori bullgar në Republikën e Shqipërisë z. Ivajllo Kirov, së bashku me delegacionin e tij të ambasadës vizituan qytetin e Kukësit dhe zhvilluan një takim zyrtar me kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj si dhe zv. kryetarin Agron Nuredinaj. Takimi, që u zhvillua në bashkinë e qytetit të Kukësit, ishte shumë I ngrohtë dhe miqësor.
Theksi i bisedimeve në këtë takim ishte mbi bashkëpunimin për realizimin e projekteve të përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëve të Bashkisë së Kukësit dhe atyre të zonës së Gorës.
I pyetur në një intervistë të shkurtër për Radion Kombëtare Bullgare në lidhje me qëllimet e tij si kryebashkiak i ri i Kukësit, Albert Halilaj u përgjigj në këtë mënyrë: “Bashkia e Kukësit është një bashki e cila është me probleme të theksuara në infrastrukturë, probleme ekonomike, por ne kemi nje vizion tjetër për të ndryshuar shumë gjëra”. Ai u shpreh gjithashtu se bashkia e Kukësit është një bashki e cila do promovojë rininë dhe njerëzit e punës, pasi për këta njerëz ka nevojë vendi.
Gjatë intervistës kryetari i bashkisë bëri dhe një premtim: “Unë e garantoj ambasadorin bullgar që me rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës, unë të do bëj dhe një pavion për komunitetin bullgar”. Ky pavion do të jetë për kulturën, gatimin, veshjet tradicionale dhe traditat që ka ky komunitet.
I pyetur në lidhje me problemet kryesore me të cilat përballet komuniteti bullgar në këto zona z. Halilaj u shpreh se: “Ka probleme me infrastrukturën, shërbimet shëndetësore, shkollat 9 vjecare dhe së bashku me ambasdën kemi bërë një plan masash për të reduktuar ose minimuzuar këto probleme që janë prezente për shumë vite në këtë zonë. Dimri është i ashpër, kushtet klimaterike janë të vështira”. Kryetari i bashkisë u shpreh se do të përpiqen sa më shpejtë që të sjellin ndryshime lidhur me këto problematika.
Në bashkëpunim me ambasadën bullgare në Republikën e Shqipërisë do të realizohen shumë ide dhe projekte të reja që do të jenë në ndihmë të të gjithë banorëve të kësaj zone dhe në veçanti të komunitetit bullgar. Z. Albert Halilaj shprehu falemderimet e tij të përzemërta për ambasadën e cila ka qenë prezente ndër vite dhe ka mbështetur bashkinë e Kukësit, si dhe në lidhje me investimet që priten në të ardhme si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë kulturor.
Foto: Krasimir Martinov
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..