Situata parazgjedhore ka bërë që GERB dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri /DPS/ të shpikin “lajme të rreme me manipulimet e makinerive të votimit”.Kështu u shpreh në një konferencë bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Gjen.Atanas Atanasov në lidhje me informacionin e shpallur më parë për kodin e eksportuar.
“Gjithçka nis nga ndonjë raport mitik i Agjencisë Ndërkombëtare për Sigurinë Kombëtare, i cili është firmosur nga nënkryetari i Agjencisë në fjalë. Në një situatë më të qetë pas zgjedhjeve do të duhet të vendosim përmes kontrollit parlamentar se çfarë përmban ky raport dhe pse është firmosur nga nënkryetari”, tha Atanasov. Ai deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ-ja/ duhet të vendosë nëse do të ketë apo jo votim me makinë. Sipas bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike /PP-DB/, Kirill Petkov, PP-DB nuk kanë frikë nga votimi me letër, por është e rëndësishme që bullgarët të dalin të votojnë dhe të mos i nënshtrohen manipulimeve.Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati..