Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për pushtetin lokal

| rinovuar më 23-10-29 7.23.MD
Foto: Ani Petrova

Sipas të dhënave nga Exit poll-i i agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, e cila është partnere e BNR-së për votimin lokal, pjesëmarrja për kryetar bashkie në orën 19:00 në Sofje ishte 36,0%, në Plovdiv - 33,7 %, në Varna – 39,9%, në Bllagoevgrad – 55,0%, dhe në Kërxhali – 39,2%.

Pjesëmarrja për këshilltarët bashkiakë deri në të njëjtën orë në Sofje ishte 35,3%, në Plovdiv - 32,9%, në Varna - 40,0%, në Bllagoevgrad - 54,5%, në Kërxhali - 39,2%.

*

Pjesëmarrja në votime në orën 17:00 në Sofje ishte 28.3%. Ata që votuan në Plovdiv ishin 26.4%, në Varna – 32.1%, në Bllagoevgrad – 47.8%. dhe në Kërxhali – 35.7% e atyre që kanë të drejtë vote, sipas Exitpoll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan” – partnere e BNR-së për votën lokale.

*

Pjesëmarrja në votim në orën 15:00 në Sofje ishte 22.4%. Ata që votuan në Plovdiv ishin 20.2%, në Varna – 26,2%, në Bllagoevgrad – 40.2% dhe në Kërxhali – 29.8 % të atyre të cilët e kanë të drejtën e votimit. Këtë e tregon Exitpoll-i i agjencisë sociologjike Gallup International Balkan, e cila është partnere e BNR-së për votën lokale.

*

Pjesëmarrja në orën 13:00 është e ngjashme me atë të votimit vendor të 4 viteve më parë, sipas Exitpoll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan” – partneri i BNR-së për votën lokale. Në Sofje votuan 15.7%, në Plovdiv 14.6%, në Varna 19.2%, në Bllagoevgrad 29.9% dhe në Kërxhali 23%.

*

Pjesëmarrja në votime në vend deri në orën 11:00 ishte 12.3%, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – KQZ. Katër vjet më parë në këtë kohë, ishte 10.43 për qind. Aktiviteti më i lartë është në komunën Boljarovo – 33.94%, dhe më i ulëti - në Plovdiv – 7.25%.

Sipas partnerit të BNR-së në ditën e zgjedhjeve "Gallup International Balkan", pjesëmarrja e votuesve në Sofje në orën 11:00 ishte 7.9% ose pak më e lartë se 4 vjet më parë, në Plovdiv ishte 7.7 për qind, po aq sa ishte në vitin 2019, në Varna ishte 10.2. dhe në Kërxhali 14.2, që është pothuajse identik me treguesit nga votimet e mëparshme lokale.

*

Pjesëmarrja e  votuesve në zgjedhjet lokale në orën 09:00 të mëngjesit është afër atij të 4 viteve më parë, njofton Gallup International Balkan, agjencia partnere e BNR në ditën e zgjedhjeve.

Në Sofje, 1.9% e votuesve me të drejtë vote dolën në votime, në votimin e mëparshëm vendor, treguesi ishte 1.8%.

Në Plovdiv, aktiviteti është 2% krahasuar me 1.9% 4 vjet më parë.

Në Varna votuan 3% e votuesve, po aq sa në vitin 2019.

Në Bllagoevgard dhe në Kërxhali përsëriten treguesit e mëparshëm, përkatësisht 6 dhe 5.5 për qind e të regjistruarve në listat zgjedhore e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD