Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të exit poll-it për zgjedhjet për kryetar bashkie të Sofjes, nga të cilat u bë e qartë se do të ketë balotazh për kryetar të bashkisë së Sofjes ndërmjet Vasill Terziev (PP-DB, Save Sofia) me 38.8% dhe Vanja Grigorova (BSP për Bullgarinë, E Majtën etj.) - 19%, në një konferencë Terziev falënderoi të gjithë qytetarët e Sofjes që dolën për të votuar. “Faleminderit që votuat për një Sofje ndryshe – atë për të cilën ne ëndërrojmë, që të jetë një qytet i bukur europian, i pastër, i rregulluar mirë, i gjelbëruar, ku nuk ka njerëz të dorës së dytë, ku nuk ka lagje të dorës së dytë... Unë po e vazhdoj luftën për të qenë kryebashkiak i të gjithë sofjansve”, tha Terziev, por refuzoi kategorikisht t'u përgjigjet pyetjeve të shumta të gazetarëve.
Pas Vasill Terzievit kryetari i partisë “Shpëto Sofjen”, Boris Bonev, komentoi rezultatet e zgjedhjeve për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet, në të cilat PP-DB, “Shpëto Sofjen” morën 40.6%. Bonev tha se Sofja nga sot hap një faqe të re në historinë e saj, më e suksesshme, më adekuate, më e hapur për të ardhmen. Ai theksoi se mbështetja e marrë do të mundësojë formimin e shumicës në këshillin bashkiak, e cila do të mundësojë një mandat të suksesshëm.Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..