"Na mbeti pak për ta mundur koalicionin tjetër. Kundër nesh u shfrytëzuan të gjitha fuqitë, financiare, menaxheriale, duke përfshirë edhe resurset teknike në dispozicion të formacionit politik PP-DB dhe GERB-SDS". Kështu komentoi Vanja Grigorova rezultatet e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Sofje, e cila, sipas të dhënave të KQZ-së, e humbi betejën nga kandidati tjetër – Vasill Terziev, i propozuar nga PP-DB, me pak më shumë se 1% të votave.
“Unë do të jem е para që do ta përgëzoj zotin Terziev nëse dhe kur gjykata vendos se këto rezultate dhe mënyra se si janë arritur janë të ligjshme”, tha Grigorova.
Sipas Ivan Takov, kryetar i BSP - Sofje, selia e Grigorovës po kontrollon protokollet dhe po numëron votat nga raundi i dytë në kryeqytet. “Tashmë mund t'ju them se kemi arsye të mjaftueshme për ta kundërshtuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe këtë do ta bëjmë sipas të gjitha rregullave”, theksoi Takov.Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..