Dy grupe të dashura rok bullgare nga breza të ndryshëm do të kënaqin fansat e tyre në Londër më 10 nëntor. Pas një sërë koncertesh në vendin tonë, grupi “Ostava” do të prezantojë albumin e fundit “Oksigjen” me një koncert në kryeqytetin britanik.
Muzikantët e presin me padurim koncertin e ardhshëm, sepse klubi në qendër të Londrës është legjendar për emrat e shumtë botërorë që prezantuan albumet e tyre të para atje edhe para se të arrinin famën. Por përpara këngëtarëve të grupit Svilen Noev, Georgi Georgiev, Bojan Petkov, Aleks Marburg dhe Daniell Petrov, në skenë do të shfaqet shpresa e re e indi rokut në vendin tonë - grupi INNERGLOW, të cilin djemtë nga “Ostava” e mbështetin prej kohësh.

Takimi me publikun jashtë vendit shkakton emocion të veçantë, thotë për BNR prijësi i grupit “Ostava” Svilen Noev:
"Ne e bëjmë atë që nga viti 2005 dhe është shumë bukur. Më parë ishte pak e vështirë sepse vendi ynë nuk ishte pjesë e Bashkimit Evropian. Tani është shumë më e lehtë për të gjithë të udhëtojnë. Por prapë të luash në Londër në një klub të madh është shumë emocionuese për ne.”
Përveç këngëve nga albumi i ri “Oksigjen”, djemtë e grupit “Ostava” do të luajnë këngë të tjera të cilët prej kohe u kthyen në hite.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Sabina Stefanova, Facebook/ OstavaMë 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”