Dy grupe të dashura rok bullgare nga breza të ndryshëm do të kënaqin fansat e tyre në Londër më 10 nëntor. Pas një sërë koncertesh në vendin tonë, grupi “Ostava” do të prezantojë albumin e fundit “Oksigjen” me një koncert në kryeqytetin britanik.
Muzikantët e presin me padurim koncertin e ardhshëm, sepse klubi në qendër të Londrës është legjendar për emrat e shumtë botërorë që prezantuan albumet e tyre të para atje edhe para se të arrinin famën. Por përpara këngëtarëve të grupit Svilen Noev, Georgi Georgiev, Bojan Petkov, Aleks Marburg dhe Daniell Petrov, në skenë do të shfaqet shpresa e re e indi rokut në vendin tonë - grupi INNERGLOW, të cilin djemtë nga “Ostava” e mbështetin prej kohësh.
Takimi me publikun jashtë vendit shkakton emocion të veçantë, thotë për BNR prijësi i grupit “Ostava” Svilen Noev:
"Ne e bëjmë atë që nga viti 2005 dhe është shumë bukur. Më parë ishte pak e vështirë sepse vendi ynë nuk ishte pjesë e Bashkimit Evropian. Tani është shumë më e lehtë për të gjithë të udhëtojnë. Por prapë të luash në Londër në një klub të madh është shumë emocionuese për ne.”
Përveç këngëve nga albumi i ri “Oksigjen”, djemtë e grupit “Ostava” do të luajnë këngë të tjera të cilët prej kohe u kthyen në hite.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Sabina Stefanova, Facebook/ OstavaIrina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh..