Dy grupe të dashura rok bullgare nga breza të ndryshëm do të kënaqin fansat e tyre në Londër më 10 nëntor. Pas një sërë koncertesh në vendin tonë, grupi “Ostava” do të prezantojë albumin e fundit “Oksigjen” me një koncert në kryeqytetin britanik.
Muzikantët e presin me padurim koncertin e ardhshëm, sepse klubi në qendër të Londrës është legjendar për emrat e shumtë botërorë që prezantuan albumet e tyre të para atje edhe para se të arrinin famën. Por përpara këngëtarëve të grupit Svilen Noev, Georgi Georgiev, Bojan Petkov, Aleks Marburg dhe Daniell Petrov, në skenë do të shfaqet shpresa e re e indi rokut në vendin tonë - grupi INNERGLOW, të cilin djemtë nga “Ostava” e mbështetin prej kohësh.
Takimi me publikun jashtë vendit shkakton emocion të veçantë, thotë për BNR prijësi i grupit “Ostava” Svilen Noev:
"Ne e bëjmë atë që nga viti 2005 dhe është shumë bukur. Më parë ishte pak e vështirë sepse vendi ynë nuk ishte pjesë e Bashkimit Evropian. Tani është shumë më e lehtë për të gjithë të udhëtojnë. Por prapë të luash në Londër në një klub të madh është shumë emocionuese për ne.”
Përveç këngëve nga albumi i ri “Oksigjen”, djemtë e grupit “Ostava” do të luajnë këngë të tjera të cilët prej kohe u kthyen në hite.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Sabina Stefanova, Facebook/ OstavaRreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e..
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së..