Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy komikse për të verbërit janë tashmë në dispozicion në vendin tonë

Foto: Maja Boçeva

Më 13 nëntor 1745 lindi në Francë pedagogu Valentin Ayui, të cilit ia detyrojmë shfaqjen e metodologjisë për trajnimin e personave me probleme në shikim, të quajtur tiflopedagogji. Përsëri atje ai themeloi shkollën e parë me konvikt në botë për të verbërit. Për nder të tij, kjo datë është caktuar edhe si Dita Ndërkombëtare e të Verbërve.

Edhe pse nuk ka statistika të sakta për numrin e personave me dëmtim të mesëm/të rëndë të shikimit apo verbëri totale në vendin tonë, llogaritet se janë rreth 400 mijë persona.

Bullgarët me shkallë të ndryshme të dëmtimit të shikimit gjejnë mbështetje nga Unioni i të Verbërve në Bullgari, Biblioteka Kombëtare për të Verbërit "Louis Braille", e cila ka mbi 2000 libra të të gjitha zhanreve të regjistruara në format audio, si dhe personave që duan t'ua lehtësojnë jetën me iniciativa të ndryshme. Një prej tyre është projekti i realizuar me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar "Kulturë". Qëllimi i tij është të ndjekë shembullin e vendeve si SHBA-ja, Belgjika, Franca dhe Japonia, si dhe të ofrojë komikse të përshtatura për të verbërit edhe në Bullgari.

"Është e rëndësishme që komikse të tilla të ekzistojnë, sepse komikset janë një botë e ndërmjetme midis asaj të librave dhe asaj të filmave - shpjegoi Ivan Karastojanov, një nga frymëzuesit dhe pjesëmarrësit në projekt, në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Ju e dini që sot shumë filma janë bazuar në komikse dhe libra të ndryshëm. Sa i përket librave, fatmirësisht, gjithnjë e më shumë persona me probleme me shikimin kanë akses në tekstet në format elektronik, si dhe në audio libra të lexuar dhe të regjistruar nga aktorë. E njëjta gjë, edhe pse në shkallë pak më të ulët vlen edhe për filmat. Por në një moment doli se nuk kishte asgjë në lidhje me komikset. Kështu që ekipi ynë donte të bënte diçka dhe të përfitonte nga praktikat e mira që ekzistojnë nëpër botë."

Aktorët Georgi Arsov, Mariella Dimitrova dhe Svetllana Smoleva luajnë rolin e asistentëve në realizimin e ëndrrës së tij. Me ndihmën e saj si drejtore e dublimit marrin jetë komikset, të regjistruara në CD.

Ekipi tani është gati me dy tregime të ofruara nga autorja e tyre Maja Boçeva - "Rusalii" (e shtypur edhe në alfabetin braj, ose siç njihet nderkombtarisht braille) dhe "Udhëtimet e Uikit". Ata gjithashtu kanë paraqitur një projekt tjetër ku shpresojnë të marrin fonde për gjashtë apo shtatë tituj të tjerë.

"Rusalii", sipas autorit, tregon për një histori dashurie adoleshentësh, plot me motive folklorike - tregon Ivani. – Babai i njërit prej djemve shkon në Spanjë dhe në verë e dërgon djalin e tij te dy tezet e tij që jetojnë në një zonë vilash mbi qytetin Svoge. Atje ai takohet me një vajzë të quajtur Rosi. Gradualisht të dy bien në dashuri, por shfaqet një person i tretë që prish marrëdhënien e tyre, në një moment ai e kap vajzën, e hedh në lumë dhe ajo zhduket. Policia nuk e gjen trupin e saj dhe 16-vjeçari Sami e përjeton keq ngjarjen. Ndërkohë, i ati shfaqet dhe të dy kthehen në Sofje. Rrugës nëpër grykën e Iskërit, ai sheh një figurë të një femre të re nga lumi, ku disa sekonda më vonë ajo zhytet sërish, duke tundur bishtin e saj prej sirene”.

Historija "Udhëtimet e Uikit" është shumë më fëminore, por gjithashtu përmban mesazhe të forta.

Maja Boçeva

“Bëhet fjalë për një vajzë të vogël e cila gjen një lule të madhe, shumëngjyrëshe dhe ndërsa ajo e vështron, mbi të kalon një shtrigë, e spërkatë lulen me një pluhur të veçantë, ajo thahet dhe shndërrohet në një fshesë fluturuese. Vajza hip mbi fshesë dhe ndjek shtrigën për t'u hakmarrë. Ajo arrin në Hënë, ku kalon shumë aventura. Takon një kalorës të ri, minj që flasin, shpëton një qytet plot lule nga mbushja me mbeturina dhe shumë aventura të tjera."

Në urimin e tij për komunitetin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Verbërve, Ivani shprehu shpresën se pavarësisht shqetësimeve me të cilat përballen, personat me probleme në shikim, të jenë më pozitivë ndaj botës që i rrethon dhe të gjejnë gjërat e vogla që ua bëjnë ditën kuptimplotë dhe i bëjnë të lumtur.

Foto: Fondi Kombëtar “Kulturë“, Facebook /Maja Boçeva, Facebook /Ivan Karastojanov
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD