Në një ceremoni solemne, Presidenti Rumen Radev dekoroi Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, shkëlqesinë e saj Donika Hoxha, me Urdhrin “Kalorësi i Madarës”. Ajo mori çmimin shtetëror për merita veçanërisht të mëdha në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
“Ky vlerësim i lartë është shprehje e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadores Hoxha për të ndërtuar një partneritet mes dy vendeve tona të bazuara në besimin reciprok, mirëkuptimin dhe miqësinë”, tha kreu i shtetit. Ai theksoi se mandati i saj ka pasur edhe momente të vështira, si krizat rajonale dhe globale, pandemia e koronavirusit. “Ajo arriti të kontribuojë në zhvillimin, thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona dhe në ruajtjen e dinamikës pozitive në dialogun politik në të gjitha nivelet”, theksoi Rumen Radev.
Bullgaria dhe Shqipëria do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, tha edhe presidenti . Ai theksoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe punën e suksesshme për ndërtimin e korridorit strategjik №8. Ai vuri në duke shpresën që pala shqiptare të vazhdojë të garantojë një mjedis të favorshëm për komunitetin e madh bullgar në Shqipëri.
Duke pranuar dekoratën e lartë Ambasadorja Donika Hoxha theksoi se “minoriteti bullgar në Shqipëri është një urë e fortë në konsolidimin e marrëdhënieve tona tradicionale historike miqësore”. “Tirana pret që Sofja të vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha gjithashtu Hoxha.
Presidenti shqiptar Bajram Begaj pritet të bëjë një vizitë në Bullgari në dhjetor.
Foto: BTA, BGNESPresidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..