Në një ceremoni solemne, Presidenti Rumen Radev dekoroi Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, shkëlqesinë e saj Donika Hoxha, me Urdhrin “Kalorësi i Madarës”. Ajo mori çmimin shtetëror për merita veçanërisht të mëdha në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
“Ky vlerësim i lartë është shprehje e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadores Hoxha për të ndërtuar një partneritet mes dy vendeve tona të bazuara në besimin reciprok, mirëkuptimin dhe miqësinë”, tha kreu i shtetit. Ai theksoi se mandati i saj ka pasur edhe momente të vështira, si krizat rajonale dhe globale, pandemia e koronavirusit. “Ajo arriti të kontribuojë në zhvillimin, thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona dhe në ruajtjen e dinamikës pozitive në dialogun politik në të gjitha nivelet”, theksoi Rumen Radev.
Bullgaria dhe Shqipëria do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, tha edhe presidenti . Ai theksoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe punën e suksesshme për ndërtimin e korridorit strategjik №8. Ai vuri në duke shpresën që pala shqiptare të vazhdojë të garantojë një mjedis të favorshëm për komunitetin e madh bullgar në Shqipëri.
Duke pranuar dekoratën e lartë Ambasadorja Donika Hoxha theksoi se “minoriteti bullgar në Shqipëri është një urë e fortë në konsolidimin e marrëdhënieve tona tradicionale historike miqësore”. “Tirana pret që Sofja të vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha gjithashtu Hoxha.
Presidenti shqiptar Bajram Begaj pritet të bëjë një vizitë në Bullgari në dhjetor.
Foto: BTA, BGNESU mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..