Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 15 nëntorin

Një front i ftohtë do të kalojë në vend

Foto: BGNES

Gjatë natës mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara kryesisht të larta. Pas mesnate do të krijohet mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në ultësira dhe rreth pellgjeve ujore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperaturat minimale në shumicën e zonave do të lëvizin ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje rreth 2°.

Ditën e mërkurë në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Vranësirat nga veriperëndimi do të rriten dhe në disa vende nga perëndimi drejt lindjes do të bjerë shi. Akoma para mesditës era do të zhvendoset nga veriperëndimi duke sjellë me vete edhe ajër të ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 16° dhe 21°, në Sofje rreth 15°.

Në male vranësirat do të shtohen dhe vende-vende do të bjerë shi, mbi 2200 metra – borë. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 13°, në 2000 metra - rreth 6°.

Përgjatë Detit të Zi deri në mesditë do të mbajë mot me diell me vranësira të ndryshueshme. Pas mesditës do të bjerë shi në jug. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 15-18°. Uji i detit është 10-11° në veri dhe deri në 15-16° në jug. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD