Më 15 nëntor fillon kreshma e dytë më e gjatë në traditën tonë ortodokse, e cila përbën një përgatitje për kremtimin e Lindjes së Zotit Jezu Krisht.
Konsiderohet se, edhe pse zgjat 40 ditë, kreshma e Krishtlindjeve nuk është aq e rreptë sa kreshmët shumëditore që i paraprijnë Pashkëve dhe Fjetjes së Hyjlindëses Mari. Periudhës së gjatë të përmbajtjes nga ushqimi me origjinë shtazore i paraprin riti në të cilin gjithë familja mblidhet në një tryezë të pasur me gjella të llojllojshme ku të gjithë falen për të qetësuar mendjen dhe ndërgjegjen. Kjo ndodh në prag të Kreshmës, mbrëmjen e 14 nëntorit. Të gjitha këto veprime vjen për të përgatitur besimtarët për periudhën e gjatë të privimit shpirtëror dhe fizik, në të cilën udhëheqëse duhet të jenë fjalët e Shën Gjon Gojëmbli: “Dobia e kreshmës nuk duhet të të kufizojë vetëm në mosngrënjen e ushqimit të ndaluar, sepse kreshma e vërtetë është largimi nga të këqijat. Shmangni padrejtësinë. Falni fyerjen të afërmit. Thjeshtoni punët e debitorit tuaj”.
Sipas Statutit të Kishës Ortodokse Bullgare, gjatë javës së parë të Kreshmës së Krishtlindjeve, si dhe nga data 20 deri më 24 dhjetor, konsumohet vetëm ushqim bimor me vaj. Në pjesën tjetër të ditëve të kreshmës (përveç të mërkurës dhe të premtes) lejohen jovertebrorët (kërmijtë, midhjet, oktapodët etj.), të cilët pranohen edhe si ushqime kreshme. Tradita dikton që më 21 Nëntor – Ditën e Hyrjes së Virgjëreshës Mari në Tempull dhe më 6 Dhjetor - Ditën e Shën Nikolla Çudibërësit, mund të konsumohet edhe peshku.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, BTA
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..
Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj..