Për të dytin vit radhazi, qyteti Shablla po pret Festivalin e Zogjve, i cili tërheq vëmendjen mbi mbrojtjen e specieve të rralla dhe të rrezikuara të shpendëve që dimërojnë në zonën e Liqenit të Durankullakut. Veprimtaria, e cila përfshin një konkurs fotografish me një ekspozitë dhe aventura të shumta në natyrë, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për ruajtjen e patës me gjoks të kuq. Është kjo specie e rrallë dhe e rrezikuar që frymëzon Qendrën Edukative të Gjelbër në qytet dhe Bashkinë Shablla, në partneritet me Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve dhe "Ballkanin e Gjelbër" për t'ia kushtuar festivalin 260 llojeve të shpendëve që kalojnë përmes rrugës së migrimit Via Pontica.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur programi i pasur kulturor dhe edukativ u bashkua me festat e Krishtlindjeve, këtë herë “Shablla dhe zogjtë” është një muaj më parë – më 25 dhe 26 nëntor. Organizatorët u përpoqën t'i mbushin fundjavën me shumë muzikë, një pazar me sende të punuara me dorë, specialitete të kuzhinës dhe sigurisht lojëra dhe argëtime të ndryshme për të rinj e të mëdhenj.
"Këtë vit zhvilluam një lojë shumë argëtuese - "Në rrugën e zogjve". Gjatë rrugës do të vendosen detyra dhe në pika të veçanta do të jepet një zgjidhje përkatëse. Kush nuk i përballon detyrat për të kaluar në nivelin tjetër e pret një test shtesë të dashamirësit të natyrës. Gjithçka do të jetë argëtuese, por gjithsesi edukative - thotë Daniella Todorova, drejtoreshë e Qendrës së Gjelbër në Shablla. - Ne duam shumë t'i kushtojmë vëmendje disa temave, si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit e tyre dhe për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë përjetim.Çfarë janë zonat e lagëta, për shembull, sa ka në rajonin e Shabllës, pse janë të rëndësishme dhe me çfarë e pasurojnë rajonin dhe çfarë mundësish hapin?”
Dhe meqenëse Shablla tërheq një lloj tjetër turisti, është e rëndësishme të dihet gjithashtu se cili është profili i ambientalistit - çfarë i intereson, çfarë është karakteristike për të? Zonat e mbrojtura me një ekologji të pasur si Shablla ofrojnë gjithçka që do të tërhiqte adhuruesit e natyrës dhe do t'i kthente në klientë të rregullt. Ky është qëllimi i festivalit, përveç programit argëtues dhe edukativ – të zbulojë avantazhet ekonomike të zonës. Në Qendrën e Edukimit të Gjelbër, që është pika e katërt dhe e fundit e rrugës, përgjatë së cilës pjesëmarrësit do të lëvizin dhe do të zgjidhin gjëegjëza, janë të vendosura të ashtuquajturat fole. Në to fëmijët do të luajnë sërish lojëra dhe në fund do të bëjnë një zog letre mbi të cilin do të shkruajnë një dëshirë. Kur të kthehen përsëri në sheshin e qytetit, ata do t'i varin zogjtë prej letre në një instalacion të veçantë dhe kështu simbolikisht do të lënë të fluturojë dëshira e tyre. Ky është edhe fundi i lojës “Në rrugën e zogjve”, përmes së cilës organizatorët shpresojnë të tërheqin të gjithë pjesëmarrësit në kauzën kushtuar zogjve dhe natyrës.
“Dhe sigurisht, kush u përball me të gjitha sfidat e lojërave, e presin çmime speciale, siç është vizita në far – vëren Daniella Todorova. – Ai është një objekt ushtarak dhe nuk mund të shihet gjithmonë nga brenda, por sidomos për festivalin kemi marrë leje për të çuar atje pjesëmarrësit tanë të dalluar. Gjithashtu dua të falënderoj Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve dhe “Ballkanin e Gjelbër”, të cilët prej vitesh punojnë për të mbrojtur zogjtë e zonës. Ata u përfshinë në mënyrë aktive në festival me punëtori dhe materiale informative. Ato ndihmojnë edhe në konkursin e fotografive. Posaçërisht, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve do të bëjë një ekskursion në Tuzlla e Shabllës me një ciceron dhe një ornitolog."
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Qendra e Edukimit të Gjelbër – Shablla, Miistria e Turizmit, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve, Bashkia Shablla
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..