Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas trazirave para stadiumit kombëtar “Vasill Levski” para dhe gjatë ndeshjes Bullgari-Hungari më 16 nëntor.
"Po jap dorëheqjen, nuk do t'u përgjigjem pyetjeve", tha Mihajllov për mediat. Unioni Bullgar i Futbollit do të menaxhohet përkohshëm nga Mihaill Kasabov, pasi Emill Kostadinov refuzoi të zëvendësojë Mihajllov. Më 6 dhjetor, udhëheqja e Unionit do të caktojë një datë për një kongres për të zgjedhur një president të ri. Para godinës së Bazës Kombëtare të Futbollit në Bojana gjatë takimit të shefave të futbollit ka pasur një roje të shtuar të policisë.Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...