Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas trazirave para stadiumit kombëtar “Vasill Levski” para dhe gjatë ndeshjes Bullgari-Hungari më 16 nëntor.
"Po jap dorëheqjen, nuk do t'u përgjigjem pyetjeve", tha Mihajllov për mediat. Unioni Bullgar i Futbollit do të menaxhohet përkohshëm nga Mihaill Kasabov, pasi Emill Kostadinov refuzoi të zëvendësojë Mihajllov. Më 6 dhjetor, udhëheqja e Unionit do të caktojë një datë për një kongres për të zgjedhur një president të ri. Para godinës së Bazës Kombëtare të Futbollit në Bojana gjatë takimit të shefave të futbollit ka pasur një roje të shtuar të policisë.Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje ndërkombëtare, raporton BGNES. Me votat e tifozëve të snowboarding-ut alpin nga e gjithë bota, bullgarja..
Pjesëmarrësit në Turneun e 35-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Terren të Hapur(cross-country running) “Nuset e Llukovit” do të fillojnë vrapimin sot në mëngjes, 18 tetor, në stadiumin e qytetit, raportoi BTA, duke cituar administratën komunale në..