Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, u shpreh kundër shitjes së mundshme të tokës bujqësore nga Fondi Shtetëror i Tokës. Ai theksoi se deri më tani nuk janë bërë diskutime me GERB-in nga ana e partnerëve të tyre në udhëheqje PP-DB për këtë çështje. Borisov është i bindur se tokat pjellore nuk duhet të shiten. Të njëjtën gjë deklaroi Deljan Peevski nga DPS. Presidenti Rumen Radev kërcënoi me veto ndaj buxhetit nëse propozohet një shitje nga Fondi Shtetëror i Tokës.
Kundër shitjes së mundshme të 20% të fondit shtetëror bujqësor, u deklarua edhe Shoqata e Prodhuesve Bujqësorë në Bullgari para BNR-Varna.
Më herët në media u përhapën informacione se brenda buxhetit për vitin 2024 planifikohet të shitet 1/5 e fondit të tokës. Ministri i financave Asen Vasilev mohoi se të ardhura të tilla janë parashikuar në projektbuxhetin e shtetit.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova deklaroi se shitja e tokave shtetërore nuk është parashikuar në buxhetin e vitit 2024, por për vitin 2025.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..