Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, u shpreh kundër shitjes së mundshme të tokës bujqësore nga Fondi Shtetëror i Tokës. Ai theksoi se deri më tani nuk janë bërë diskutime me GERB-in nga ana e partnerëve të tyre në udhëheqje PP-DB për këtë çështje. Borisov është i bindur se tokat pjellore nuk duhet të shiten. Të njëjtën gjë deklaroi Deljan Peevski nga DPS. Presidenti Rumen Radev kërcënoi me veto ndaj buxhetit nëse propozohet një shitje nga Fondi Shtetëror i Tokës.
Kundër shitjes së mundshme të 20% të fondit shtetëror bujqësor, u deklarua edhe Shoqata e Prodhuesve Bujqësorë në Bullgari para BNR-Varna.
Më herët në media u përhapën informacione se brenda buxhetit për vitin 2024 planifikohet të shitet 1/5 e fondit të tokës. Ministri i financave Asen Vasilev mohoi se të ardhura të tilla janë parashikuar në projektbuxhetin e shtetit.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova deklaroi se shitja e tokave shtetërore nuk është parashikuar në buxhetin e vitit 2024, por për vitin 2025.“Demokracia, të drejtat dhe liritë” – DPS do ta mbështesë qeverinë deri në marrjen e raportit të konvergjencës për eurozonën, i cili pritet në qershor të këtij viti, u bë e qartë nga deklarata e miratuar në mbledhjen gjashtë-orëshe të organeve..
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..