Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, u shpreh kundër shitjes së mundshme të tokës bujqësore nga Fondi Shtetëror i Tokës. Ai theksoi se deri më tani nuk janë bërë diskutime me GERB-in nga ana e partnerëve të tyre në udhëheqje PP-DB për këtë çështje. Borisov është i bindur se tokat pjellore nuk duhet të shiten. Të njëjtën gjë deklaroi Deljan Peevski nga DPS. Presidenti Rumen Radev kërcënoi me veto ndaj buxhetit nëse propozohet një shitje nga Fondi Shtetëror i Tokës.
Kundër shitjes së mundshme të 20% të fondit shtetëror bujqësor, u deklarua edhe Shoqata e Prodhuesve Bujqësorë në Bullgari para BNR-Varna.
Më herët në media u përhapën informacione se brenda buxhetit për vitin 2024 planifikohet të shitet 1/5 e fondit të tokës. Ministri i financave Asen Vasilev mohoi se të ardhura të tilla janë parashikuar në projektbuxhetin e shtetit.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova deklaroi se shitja e tokave shtetërore nuk është parashikuar në buxhetin e vitit 2024, por për vitin 2025.“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Sipas tij, partia, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk..
Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e qëndrueshme, tha presidenti bullgar Rumen Radev në hapjen e Tryezës së 28-të të Qeverisë të..
Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të dëshironte të fliste kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shkruan faqja “360..
Zëvendësministri hungarez i punëve të brendshme, Bense Retvári, deklaroi se për Presidencën hungareze të Këshillit të BE-së, heqja e kufijve tokësorë..
Parada e XVII e makinave dhe motoçikletave klasike do të mbahet në Parkun Primorski në qytetin bregdetar Burgas ditën e shtunë nga ora 10:30 deri në..
Murgjit e Dalai Lamës mbërritën më 6 korrik në Burgas. Delegacioni nga Fondacioni i Kulturës Himalaja përfshin Lobsang Phuntsok - kryetar, tre murgj..