Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të zëdhënëses së tij, Lavrov e anashkaloi Bullgarinë

Foto: BGNES

Avioni me ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov anashkaloi Bullgarinë. Për të shkuar në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), delegacioni rus fluturoi 5 orë dhe e zgjati rrugën e tij me afro 4000 km, duke kaluar mbi Turqinë dhe Greqinë, njoftoi Agjencia TASS, cituar nga BTA. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, shkroi në Telegram se ishte "marrëzi e rrezikshme" vendimi i autoriteteve bullgare të refuzojnë kalimin përmes hapësirës ajrore bullgare nëse ajo është në bord. Zaharova akuzoi Sofjen për shkelje të Konventës së Çikagos të vitit 1944 për Trafikun Ajror duke zbatuar, sipas saj, sanksione të paligjshme të BE-së ndaj saj. Delegacioni rus nuk mori pjesë në darkën e punës së delegacioneve para takimit të OSBE-së. Llavrov nuk do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Antëni Blinken, i cili u nis për një vizitë në Izrael, njoftoi BGNES.

Ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel, e cila ndodhet në Shkup, nuk planifikon të takohet me Llavrovin. "Llavrov duhet t'i thotë zotërisë së tij se Evropa dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara kundër agresionit të paligjshëm të Rusisë", tha përfaqësuesi suprem i BE-së për punët e jashtme dhe sigurinë Zhosep Borel në një konferencë për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitër Kovaçevski në Shkup. Borel theksoi se takimi i OSBE-së është një mundësi e mirë që ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov të dëgjojë pse Rusia është dënuar dhe izoluar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Kushdo që i shërben popullit të tij me përulësi mund të quhet iluminist i popullit

Iluminizmi është një kategori shpirtërore unike, gjithëbullgare - një fjalë që ka mbledhur në vetvete mençurinë dhe forcën shpirtërore të popullit tonë, përpjekjet shekullore për përparim dhe liri, tha Presidenti Rumen Radev në një ceremoni me rastin e..

botuar më 24-11-01 2.51.MD
Rosica Mateva

Vetëm një vendim gjykate mund të ndryshojë rezultatet e protokolleve zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka të drejtë sipas Kodit Zgjedhor  të korrigjojë rezultatet e votimit për shkak të gabimeve në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve të gjetura në vëzhgimin me video, tha zëvendëskryetarja e KQZ-së,..

botuar më 24-11-01 11.39.PD
Galin Cokov

Ministri i arsimit me mesazh festiv për Ditën e Iluministëve të Popullit

Më 1 Nëntor shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit. Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në botë që ka një festë të tillë, në të cilën bullgarët e merituar - arsimtarë, shkrimtarë dhe revolucionarë - nderohen së bashku. Kjo ditë është simbol i..

botuar më 24-11-01 9.03.PD