Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Etropole me një produkt të ri turistik për dashamirët e pushimeve aktive

Manastiri i Etropolesë "Trinia e Shenjtë"
Foto: Veneta Nikollova

Etropole është një qytet i këndshëm, i gjelbëruar provincial, i shtrirë ndër shpatet veriore të malit Stara Pllanina, rrëzë majës Baba (1787 m).

Vitet e fundit, rajoni u afirmua si një destinacion i kërkuar për shëtitje, falë mundësive për ecje në këndet më të bukura të shpateve malore pranë qytetit. Turistët qëndrojnë në bujtina lokale, por përpara se të nisen në shtigjet e malit Stara Pllanina, ata nuk mungojnë të shohin 3 nga 100 Objektet Turistike Kombëtare në qytet. Këto janë Manastiri i Etropolesë "Trinia e Shenjtë", Kulla e bukur e Sahatit dhe Muzeu Historik.

Muzeu Historik në Etropole

“Pasaporta prej letre e 100 Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë u digjitalizua së fundmi. Tashmë në Manastirin e Etropolesë u instalua një tabelë me pullë digjitale, kështu që do të lehtësohet mbledhja e pullave nga turistët”, shpjegoi Darja Zariçinova nga Shoqata Rajonale TurKlubRemark.

Dashamirët e rekreacionit aktiv tani mund të marrin informacion të detajuar të përditësuar për shtigjet e ecjes malore në rajonin e malit Stara Pllanina përreth qytetit Etropole nga faqja e re e krijuar nga Shoqata Rajonale, së bashku me Bashkinë dhe Shoqatën "Turizëm, Sport dhe Ekologji”. “Në të paraqiten 8 harta që mund të shihen në laptop dhe në çdo pajisje celulare. Ekziston një hartë për secilën rrugë individuale”, thotë Darja Zariçinova dhe shpjegon:

Darja Zarçinova nga TurKlubRemark

“Kjo hartë është bërë me My Maps të Google Maps dhe ka shpjegime të detajuara të të gjitha itinerareve, nga më të voglat te më të mëdhatë. Kjo do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për turistët që janë të prirë të udhëtojnë përreth, duke kërkuar rrugë të reja. Dhe në hartë, përveç vetë itinerareve, tregohen edhe shumë objekte të tjera. Ajo përfshin atraksione kulturore dhe historike, vende për të qëndruar dhe për të ngrënë, etj. Faqja do të ketë gjithashtu një lidhje me përshkrimet e udhëtarëve, të cilat do t'u japin vizitorëve të mundshëm një pamje edhe më objektive të zonës nga veta e parë."

Bashkia Etropole mori përsipër angazhimin për të krijuar katër tabela informuese në pikat fillestare të itinerareve. Ata do të kenë një hartë dhe një kod QR mbi to. Hartat në letër do të jenë gjithashtu të disponueshme.

Ujëvara Varovitec“Në rajon, tendenca është që të vijnë gjithnjë e më shumë adhurues të malit dhe shtegtimeve të mëdha malore – thotë Darja Zariçinova. – Dhe këtu ka shumë shtigje të ndryshme që janë të shënuara mirë me gjatësi dhe shkallë të ndryshme vështirësie. Një nga më të njohurat është "Jehona e kambanave". Shtegu është rreth dy kilometra e gjysmë, nis nga fshati Ribarica dhe arrin në Manastirin "Shën Trinia e Shenjtë". Por ka edhe itinerare shumë më të gjata, si shtegu i anashkalimit të malit Stara Pllanina përreth qytetit Etropole, i cili është mbi 50 km. Ka një shteg për në kalanë e lashtë trake të Çertigradit, e cila është një fenomen natyror dhe kulturor në vetvete. Interesant është itinerari nëpër gjurmët e revolucionarit Benkovsk, i cili organizohet çdo vit në muajin maj dhe është shumë i njohur, pasi ka edhe një vlerë historike.”

Ecje me kuaj në rajonin e Etropolesë

Pronarët e bujtinave dhe hoteleve të vogla familjare në Etropole raportojnë për një sezon veror të suksesshëm, si dhe për rritjen e interesit gjatë fundjavave të vjeshtës. Zona njihet edhe si destinacion për ecje me kuaj, falë bazës së kuajve, e cila prej vitesh mirëpret dashamirësit e kuajve. Bashkia zhvillon edhe turizmin sportiv krahas kampeve të rregullta me të rinj që ushtrojnë futboll dhe volejboll në bazat sportive lokale.

Lexoni më shumë:


Foto: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD