Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kolegja jonë e dashur Anna Fuckova u nda nga jeta

4
Anna Fuckova
Foto: arkiv personal

Ekipi i Radio Bullgarisë njofton me dhimbje se sot në moshën 52-vjeçare ndërroi jetë kolegia jonë e dashur Anna Fuckova. Ani humbi betejën me kancerin, por la shpirtin dhe zemrën e saj në radio, ku punoi deri në fund për më shumë se 20 vjet.

Pas diplomimit në "Filologji Ruse" dhe "Gjuhë dhe letërsi moderne greke" në Universitetin e Sofjes, në vitin 1997 Anna Fuckova iu bashkua programeve në gjuhën ruse të "Radio Bullgarisë". Ndër vite ajo ka qenë reportere, redaktore dhe prezantuese. Ani është nga grupi i gazetarëve të cilët, në vitin 2004, ishin të parët që kontribuuan në ndërtimin dhe zhvillimin e faqes unike informative të "Radio Bulgarisë" në tekst, fotografi dhe audio në 11 gjuhë (bullgarisht, rusisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe arabisht).

Anna Fuckova ishte gjithashtu ndër mbrojtësit më aktiv të kauzës "Radio Bullgaria" në vitin e krizës 2017, kur programi për jashtë vendit, historia e të cilit daton që nga viti 1936, u përball me kërcënimin e mbylljes.

E paepur, plot ide dhe gjithmonë me qëndrim ndaj punës së saj – kështu do ta kujtojmë Aninë, së cilës të gjithë i kemi kërkuar ndihmë profesionale ose këshilla miqësore.

E dashur Ani, prehu në paqe! Të duam dhe na mungon shumë!

Foto: arkiv personal, BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Chrissi Brand

Chrissi Brand nga Mbretëria e Bashkuar: Dëgjoj Radio Bullgarinë prej dekadash

Për Chrissi Brand, një gazetare e pavarur dhe entuziaste shumëvjeçare e radios nga Mbretëria e Bashkuar, udhëtimi drejt Bullgarisë nuk fillon me një telefonatë në një agjenci turistike apo me një biletë të një kompanie ajrore me kosto të ulët. Fillimi..

botuar më 25-11-02 9.05.PD

Atë Genadij nga Arcizi: “Bullgaria është rrënja e zemrës sime, e gjakut tim”

Atë Genadij Martinov është bullgar besarabian, me origjinë nga fshati Devetlij, rajoni i Odesës (Ukrainë). Dy shekuj më parë, fisi i tij jetonte në Trakinë Lindore, pranë Edrenesë, por pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke (1828–1829), gjatë valës së..

botuar më 25-10-29 6.55.PD

Pianistja Rosica Banova: Besoj në të ardhmen e mrekullueshme të Bullgarisë

Pianiste e talentuar dhe pedagoge e njohur, për gati tre dekada Rosica Banova ka dhënë mësim në Shtetet e Bashkuara dhe në Azi. Ajo ka dhënë koncerte në Austri, Hungari, Poloni, Çeki, Spanjë, Francë, Greqi, Rusi, Kinë, Vietnam dhe Tajlandë, ndërsa..

botuar më 25-10-27 7.30.PD