Turizmi ynë është pjesë e politikës së jashtme bullgare. Çdo vit ju jepni fytyrën e vendit para miliona evropianëve dhe keni një meritë të konsiderueshme për sukseset e Bullgarisë. Kështu tha kryeministri Nikollaj Denkov në një video fjalim drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e tetë të Çmimeve Vjetore të Turizmit. Denkov shprehu shpresën se brenda pak ditësh do të mund të përshëndesim njëri-tjetrin me lajmin se Bullgaria është bërë pjesë e zonës Shengen. Kjo do të heqë një pengesë të madhe para turizmit bullgar dhe suksesi i vitit të ardhshëm turistik do të varet vetëm nga cilësia e punës në industri, tha kryeministri.
Kalaja e Oveçit, mbi qytetin Provadia, fitoi votat e bullgarëve në çmimet vjetore të turizmit. Çmimin në kategorinë “Zgjedhja e bullgarëve” dhe në 8 kategoritë e tjera e dorëzoi ministrja e turizmit, Zarica Dinkova.Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..