Ditë para shpalljes së listës së shkurtër për çmimet “Oskar”, u bënë publike propozimet për çmimet “Satellit”. Mes tyre është edhe “Mësimet e Bllagës”. Filmi i Stefan Komandarev do të konkurrojë për çmimin në kategorinë e filmit ndërkombëtar së bashku me "Gjethet e rënë" (Finlandë), "Anatomia e një rënie" (Francë), "Unë, Kapiteni" (Itali), "Shoqëria e dëborës" (Spanjë), "Dhoma e mësuesit" (Gjermani) dhe "Zona e interesit" (Britania e Madhe).
“Kjo është një njohje e madhe ndërkombëtare për ne, gjë që na bën jashtëzakonisht të lumtur”, komentoi regjisori Stefan Komandarev.
"Satellit" janë çmime vjetore të Akademisë së Shtypit Ndërkombëtar. Ato shpërblehen për arritje të jashtëzakonshme në fushën e filmit, televizionit dhe mediave të reja. Fituesit do të shpallen më 18 shkurt në Los Anxheles.
Filmi bullgar "Mësimet e Bllagës" triumfoi edhe në Festivalin e Filmit në RomëEdicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..